Një skenë teatrore mes luleve dhe natyrës, i tillë është konceptuar Amfitetari i Liqenit. Çdo ditë shtohen elemente të reja ndërsa po afrohet data e koncertit hapës të 1 Qershorit. Do të jetë këngëtari grek Georgios Dalaras i cili do të mbajë koncertin e parë në këtë skenë të harruar prej vitesh.
Teatri i Hapur, i pajisur me një skenë të mbuluar e me ndriçim të përshtatshëm, do të mirëpresë publikun me festivale, koncerte, teatër, konferenca, shfaqje të cirkut e kinema verore në të katër stinët, duke e shndërruar këtë pjesë të parkut në një pikë të rëndësishme kulturore e argëtimi për qytetarët.