Çamët dhe nazistët? Ja si çmontohen me fakte akuzat e televizionit grek SKAI (foto + film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çamët dhe nazistët? Ja si çmontohen me fakte akuzat e televizionit grek SKAI (foto + film)

09:50 | 25/05/2017
në Uncategorized
0

Më 23 Maj 2017 TV SKAI në emision e gazetarit Konstandin Bogdani u fol qysh në krye për rreth pesë minuta rreth “bashkëpunimit” të çamëve me gjermanët, ku u shfaqën disa fotografi tashmë të njohura për pubikun, ku shihet Myftiu i Palestinës me ushtarët palestinezë me veshje SS, por edhe disa foto të tjera që vetëm shqiptarët e Çamërisë nuk janë.

Historiani Arben Llalla, i cili ka botuar edhe një libër rreth të vërtetës së “bashkëpunimit” të çamëve me italianët dhe nazistët gjermanë këmbëngul që nuk ka patur asnjë bashkëpunim zyrtar apo në masë të gjerë. Studiuesi në fjalë hedh dritë mbi të vërtetën e këtyre fotografive.

Në një intervistë të para një viti në mediat shqiptare historiani Arben Llalla deklaroi që nëse një akademik, studiues, historian a kushdo qoftë arrin të afrojë një dokument zyrtar që çamët kanë bashkëpunuar me gjermanët, atëherë ai heq dorë nga jeta publike dhe studimet historike. Deri tani sipas Llallës asnjë dokument apo fotografi e vetme nuk ka dalë që të vërtetohet shkencërisht për bashkëpunimin e çamëve me nazistët.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Emisioni i TV SKAI mbushur plot me foto të fallsifikuara të “bashkëpunimit” të çamëve me nazistët

(Pjesë nga libri i autorit Arben Llalla)

Falsifikime të historisë me anë të tjetërsimit të fotografive

Që grekët dhe Greqia njihen, si fallsifikatorë dhe mashtrues të mëdhenj, kjo është vërtetuar botërisht nga të gjitha organizatat ku Greqia është anëtare, prandaj Athina ka probleme të thella ekonomike të identitetit kombëtar. (Shkrimtari dhe poeti i njohur grek Nikos Dhimu në një intervistë dhënë më 23 qershor 2009 për gazetën New York Times tha: “Ne flisnim shqip dhe vetëquheshim romaikos…)

Historia nuk mund të shkruhet duke fallsifikuar dokumentet dhe duke keqinformuar për fotografitë që mund ta shoqërojnë atë. Është për të ardhur keq, kur lexon librat e historianëve, studiuesve dhe publicistëve grekë që i ofrojnë lexuesve materiale të fallsifikuara nga ata vetë. Çdo historian apo studiues grek që është marrë me Çështjen e shqiptarëve të Çamërisë për vitet 1941-1944, për të vërtetuar akuzat që Greqia ka ngritur ndër vite se çamët kanë qenë bashkëpunëtorë të italianëve dhe gjermanëve i shoqërojnë librat apo shkrimet e tyre me fotografi, ku shihen myslimanët e Bosnjës me veshje gjermane SS, ku shihen shqiptarët në ish-Jugosllavi në shoqëri me oficerët italianë dhe gjermanë apo me veshje SS. Këta shkrues të mjerë i kanë ofruar opinionit të gjerë grek shkrime jo shkencore, të kufizuara, duke bërë shtrembërime primitive.

Nganjëherë një fotografi flet sa qindra fjalë të historianit, prandaj ne me anë të fotografive të falsifikuara po denoncojmë historianët dhe studiuesit grekë, të cilët kanë bërë prej kaq shumë vitesh një punë joprofesionale duke i ofruar lexuesve të tyre fotografi që tregojnë bashkëpunëtorët e gjermanëve sikur janë shqiptarët e Çamërisë, por në të vërtetë janë, boshnjakë ose shtetas nga ish-Jugosllavia, por jo çamë, bashkëqytetar të grekëve.

Nuk ka asnjë dokument apo fotografi të vërtetë që implikon popullsinë shqiptare nga Çamëria që të ketë bashkëpunuar me gjermanët në dëm të popullit grek. Në qoftë se çamët do të ishin vërtetë bashkëpunëtorë të gjermanëve, denoncimi i parë do të bëhej nga populli hebre i Janinës, Grevenasë, Larisës, e gjetkë, të cilët i hipën nëpër kamionë të shoqëruar nga Batalionet e Sigurimit grek për t’i dërguar nëpër kampet e punës dhe të shfarosjeve. Të paktën botërisht populli hebre ka falënderuar kombin shqiptar që nuk dorëzoi tek gjermanët asnjë hebre gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe kjo do të thotë shumë për ata që duan të mësojnë historinë e vërtetë të shqiptarëve të Çamërisë.

Prandaj, mendoj se ka ardhur koha që të hapet një diskutim i tillë serioz për t’u vënë drejtësia në vend dhe nderi i çamëve. Pas kaq shumë vitesh është mirë të bëhet korrigjimi i kësaj historie të shëmtuar, të akuzave të pavërtetuara për një vepër të pakryer asnjëherë nga çamët në dëm të Greqisë dhe grekëve. Vetëm në këtë mënyrë grekët dhe shqiptarët do të mund ta shikojnë njëri-tjetrin në sy dhe të ndërtojnë fqinjësinë e mirë.

 

Foto 1. Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin sikur janë ushtarët çamë me uniformë gjermane SS. Fotoja origjinale thotë në gjuhën greke se janë myslimanët nga Bosnja-Hercegovina me uniforma SS. Kjo foto origjinale gjendet në librin e Leon Degrelle “Historia e Trupave SS”, botuar në Athinë më 1992.

 

 

 

 

 

 

 

Foto 2. Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin sikur janë ushtarët çamë me uniformë italiane që përshëndeten nga një oficer gjerman. Për këtë foto studiuesi Robert Elsie shkruan se janë luftëtarët anti-komunistë në Shqipëri nën komandën gjermane, vjeshtë 1943. Në librin e historianit polak, Janusz Piekalkieëicz, “Krieg auf Balkan 1940-1945”, e kemi këtë me shënimin: “Albanien, Herbst 1943. Von Deutschen aufgestellte Anti-Partisaneneinheit in italienischen Uniformen, mit italienischen Ëaffen und in selbstgefertigten Schuhen” (Shqipëri, Vjeshtë 1943. Një njësi antipartizane e ngritur nga gjermanët, me uniforma italiane, me armë italiane dhe me këpucë që i kanë bërë vetë).

Foto 3. Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin sikur janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS. Por, e vërteta është se bëhet fjalë për shqiptarët në Tiranë me pushtuesit italianë duke festuar 28 nëntorin përpara bustit të Abdyl Frashërit. Për këtë foto edhe serbët shkruajnë se janë shqiptarët fashistë në Tiranë. Pra, nuk bëhet fjalë assesi për shqiptarët e Çamërisë. Qartë dallohet se dy njerëz me rroba civile kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut.

Foto 4. Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin sikur janë ushtarët çamë me uniformë italiane dhe gjermane SS, duke parakaluar në Çamëri. Në këtë foto mund të jenë shqiptarët e ish-Jugosllavisë diku në Pejë, Prizren ose Prishtinë, duke festuar 28 nëntorin. Qartë dallohet se njerëzit kanë plisin e bardhë në kokë që e mbajnë shqiptarët e ish-Jugosllavisë dhe në Shqipërinë e Veriut. Një faqe interneti që e kanë serbët shkruajnë se janë shqiptarët në ish-Jugosllavi.

Foto 5. Historianët dhe studiuesit grekë këtë foto e paraqesin sikur janë ushtarët çamë me uniformë gjermane SS, duke biseduar me komandantin e përgjithshëm të trupave SS, Heinrich Himmler. E vërteta është se Heinrich Himmler ka qenë në Greqi në maj të 1941, por nuk është takuar me asnjë shqiptar të Çamërisë, por me ushtarakët grekë. Por, unë kam dyshime se fotografia në fjalë mund të jetë bërë në tetor 1942, në Kraljevo të Serbisë duke shikuar kapelat që kanë në kokë civilët. Njeri prej tyre mban kapelën tradicionale popullore serbë të quajtur “shajkaça”. Heinrich Himmler qëndroi disa ditë pranë trupave gjermane në Kraljevo në tetor 1942. Por, sido që të jetë e vërteta e kësaj fotografie e rëndësishme është se nuk bëhet fjalë për shqiptarët e Çamërisë me uniformë gjermane SS.

Etiketa: arben llallaGrevenaJanineKonstandin BogdaniNew York TimesNikos Dhimupopulli hebreshqiptaret e cameriseTV SKAI

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Durrës, gjenden 65 kg kanabis në det (foto)

Durrës, gjenden 65 kg kanabis në det (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

21:15 | 20/12/2025
Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama –

Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –

20:33 | 20/12/2025
“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

“Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –

20:15 | 20/12/2025
Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplaset me motorin, një i vdekur dhe një e plagosur –

E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –

19:53 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –
  • Tjetër “shuplakë” e fuqishme për Ramën! SPAK urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë –
  • “Shumë figura të PD-së janë konsumuar”, qytetari replikon me Berishën në Kurbin –
  • E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i pajetë në një kanal uji –
  • OSBE e akuzoi Ramën se ka 200 mln euro të fshehura në banka offshore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com