Çamëri, moj Çamëri… – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çamëri, moj Çamëri…

17:31 | 31/01/2017
në Uncategorized
0

Jemi mbushur plot me kryeministra, gjeneralë e komandantë të vetëshpallur, por janë shërbestarët ata që sot po i duhen më shumë se kurrë kombit tonë.

Nga Sadik Elshani*

Nga të gjitha trevat shqiptare, jashtë kufijve të Shqipërisë londineze dhe Kosovës, gjendja, pozita, Çështja Kombëtare më e mjerueshme është në Çamëri. Të gjithë e dimë që gjendja e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Mal të Zi e Maqedoni nuk është në një gjendje të lakmueshme, ashtu siç dëshirojmë ne që të jetë. Por, kjo as që mund të krahasohet me gjendjen e vështirë të vëllezërve çamë në Greqi, të cilëve u mohohet edhe identiteti kombëtar, të qenit (ekzistenca) e tyre. Shteti grek nuk njeh asnjë pakicë kombëtare, për ta, të gjithë janë grekë. Këto probleme janë rrahur mjaft dhe për to është shkruar shpesh në shtypin shqiptar, prandaj nuk është nevoja që të përsëriten në këtë shkrim. Gjendja e mjerueshme e Çamërisë po dihet mirë, por ajo që po mungon është përpjekja këmbëngulëse, vizioni për zgjidhjen e Çështjes Çame.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Ajo që më shtyu që t’i shkruaj këto radhë janë disa deklarata që po dëgjoja për herë të parë në një bashkëbisedim, veprimtari që u zhvillua ditë më parë në Filadelfia. Me kryetarin e Akademisë Shqiptaro – Amerikane të Shkencave dhe Arteve, profesor Skënder Kodrën, ishim marrë vesh që atë ditë në Filadelfia do të bënte një vizitë zoti Eduard Ndocaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Dhe ashtu ndodhi; së bashku me deputetin Ndocaj dhe profesor Kodrën nga Nju Jorku erdhën edhe një grup bashkatdhetarësh dhe të gjithë tok zhvilluam një bisedë vëllazërore për problemet, me të cilat po ballafaqohet Shqipëria, shqiptarët në trojet etnike, si dhe në diasporë. Të pranishmit shprehën pakënaqësinë me atmosferën jo të mirë e aspak parlamentare që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë. Në grupin e bashkatdhetarëve bënte pjesë edhe zoti Festim Lato, kryetar i Partisë Demokratike të Çamërisë, me seli në Hagë të Holandës. Të gjithë ne në Filadelfia, zotit Lato po ia dëgjonim zërin, po ia shihnim fytyrën për herë të parë. Ai foli për veprimtaritë, angazhimet e tij dhe të shoqatës së tyre që lidheshin me problemet e Çështjes së Çamërisë. Por, ai na habiti të gjithëve kur deklaroi së Pavarësia e Çamërisë ishte shpallur në Hagë në tetor të vitit të kaluar dhe se ai na qenka kryeministri i Çamërisë?!

Së pari, zoti Lato dhe ata pak përkrahësit e tij duhet ta dinë mirë që pavarësia e Çamërisë nuk shpallet në Hagë, por në Janinë, Prevezë, Artë apo në ndonjë vend tjetër të Çamërisë. Pavarësia e Shqipërisë u shpall në Vlorë, në prani të përfaqësuesve të të gjitha trojeve shqiptare, ndërsa pavarësia e Kosovës u shpall në Prishtinë, në Kuvendin e Kosovës e në prani të deputetëve që përfaqësonin popullin e tërë Kosovës. Prandaj, shpallja e pavarësisë në Hagë, në prani të një grushti njerëzish, nuk është kurrëfarë pavarësi. Veprime të tilla janë të pamatura, të papjekura e donkishoteske, sepse nuk e ndryshojnë fare gjëndjen në terren, pra në Çamëri. Kjo tregon qartë se disa individë nuk e çajnë kokën për gjendjen e njëmendtë (reale), por vetëm për nevojat e tyre egoiste e karrieriste. Me brohorima, me rrahagjoksje, me deklarata bombastike nuk mund të zgjidhet Çështja e Çamërisë dhe asnjë çështje tjetër kombëtare, por vetëm me punë të përkushtuar e veprimtari të pandërprerë atdhetare. Ata që punojnë për kombin nuk bëjnë zhurmë, nuk e rrahin gjoksin, nuk flasin për punën e tyre, nuk vetëmburren – historia flet për ta, kombi mburret me ta. Gjendja e sotme e çamëve dhe arvanitasve në Greqi mund të krahasohet me gjendjen, në të cilën ndodhej Shqipëria në kohën e para fillimit të periudhës së Rilindjes Kombëtare. Ah, sa bukur tingëllon: Kryeministri shqiptar i Çamërisë së pavarur, por sa e mjerueshme është pozita kombëtare e çamëve në Greqi! Është vështirë të përshkruhet me fjalë. “Petullat me ujë nuk mbarohen”, thotë një fjalë e urtë shqiptare.

Pastaj ai vazhdoi, duke thënë se tani kishte ardhur në Amerikë për ta hapur ambasadën e Çamërisë në Ëashington. Kjo është tepër naive, sepse askush nuk mund të vijë në Ëashington për të hapur ambasadë, kur t’i teket dikujt. Ky shtet nuk është “Banana Republik”, nuk është shtet bashibozukësh. Dihet fare mirë protokolli për hapjen e ambasadave në vende të huaja: ambasadat happen, kur shteti nikoqir e njeh pavarësinë e shtetit përkatës. Fatkeqësisht, Çamëria ende është shumë, shumë larg nga ky hap.

Dihet se gjendja e Çamërisë është e vështirë, por kë ta fajësojmë tani që Çamëria na qenka e pavarur?! “Kryeministrin” dhe “qeverinë” e tij apo Greqinë?! Si mundet ky “kryeministër” të ankohet te ndërkombëtarët për gjendjen e rëndë në Çamëri, kur vetë na qenka drejtues i asaj krahine shqiptare?! Ka absurd më të madh?! Çështja e Çamërisë është një problem shumë serioz kombëtar që kërkon një qasje, një përkushtim tepër serioz e jo të bjerë në këto nivele tepër të ulëta. Veprime të tilla të pamatura janë dëshmi se ne vuajmë nga sindromi i heroit, udhëheqësit, i të qenit i pari, duke mos patur parasysh a jemi të aftë, të zotët për t’i dalë në ballë detyrave kaq serioze e të vështira.

Kosova dhe Çamëria patën fatin e përbashkët e të dhimbshëm: të dyja u shkëputen padrejtësisht nga trungu i Dheut Mëmë. Por, paralelizmat nuk shkojnë gjatë, sepse gjendja në Kosovë ka qenë dhe është ndryshe nga ajo e Çamërisë. Kosova e fitoi pavarësinë falë përpjekjeve dhe luftërave të brezave të tërë shqiptarësh, ndihmës ndërkombëtare dhe faktit që Jugosllavia si shtet u shkatërrua. Këtu nuk ka nevojë të zgjatemi se historia i ka thënë të tjerat. Prandaj, zgjidhja e problemit të Çamërisë kërkon një qasje pak me ndryshe nga Çameri ështja e Kosovës, megjithëse ka mjaft ngjajshmëri.

Së pari, partitë çame duhet të bashkohen, t’i bashkërendojnë punët e tyre, të flasin me një zë, nga mesi i tyre të nxjerrin një udhëheqës që ia mbush syrin dikujt, të bindshëm e me autoritet e respekt si Ibrahim Rugova. Pastaj të ushtrojnë trysni mbi qeverinë e Shqipërisë, në BE, në Parlamentin Europian që si hap i parë, të njihet kombësia shqiptare në Greqi. Pakica greke në Shqipëri i gëzon të gjitha të drejtat si të gjithë qytetarët e tjerë. Janë pikërisht të njëjtat institucione europiane që për një grusht serbësh, të cilët i gëzojnë të gjitha të drejtat, janë duke e paralizuar jetën politike të Kosovës. Ndërsa Greqia, një anëtare e BE-së, as që i njeh pakicat kombëtare në territorin e saj, lëre më t’u garantojë atyre të drejtat më themelore, ekzistencën e tyre. Të kërkohet përdorimi i gjuhës shqipe në publik, të hapen shkolla shqipe, t’u njihet e drejta e pronës çamëve të dëbuar me dhunë nga vatrat e tyre më 1944. Këto kërkesa sa për fillim, pastaj vijnë të tjerat, dalëngadalë apo shpejt e shpejt, varësisht nga rrethanat e caktuara historike.

Ndërtimi i shtëpisë fillon nga hedhja e themeleve dhe jo nga vënia e kulmit. Ka shumë punë për t’u kryer para se dikush ta shpallë veten “kryeministër”. Çlirohet vendi, pastaj zgjidhen drejtuesit e shtetit me votën e lirë të popullit. Për fat të keq, nga perspektiva, keëndvështrimi i sotit, Çamëria është shumë larg nga ky çast. Ëndërrën gjithmonë duhet ta mbajmë gjallë dhe ne ndërkohë duhet t’i kryejmë punët që duhen kryer së pari.

Siç përmenda në fillim të shkrimit, ne u tubuam në Filadelfia për një qëllim tjetër, prandaj ishte e pamundur t’i shprehja mendimet e mia, të cilat i hodha në këtë shkrim. E bëra këtë shkrim, jo për të kritikuar ndonjë person të caktuar, por vetëm për t’i shprehur pikëpamjet, shqetësimet e mia për Çështjen e Çamërisë, si një shqiptar që gjithmonë ka qenë i brengosur, i shqetësuar me fatet e kombit tonë, duke filluar nga një moshë tepër e re; si një njeri që kurrë nuk ka qëndruar indiferent para sfidave të ndryshme dhe gjithmonë është munduar të bëj diçka brenda aftësive dhe mundësive të veta. Këtu nuk po zbuloj asgjë konspirative, asnjë fshehtësi (këtë nuk do ta bëja kurrë), sepse këto të dhëna për Shpalljen e “pavarësisë” së Çamërisë në Hagë janë bërë publike, gjinden në internet. Ky shkrim është vetëm një këshillë e çiltër e shumë dashamirëse: “Të mos bëjmë hop pa e kërcyer gardhin” – siç thotë një fjalë tjetër e urtë e jona.

Filadelfia, 29 janar, 2017

* Sadik Elshani është doktor i shkencave të kimisë dhe veprimtar i bashkësisë shqiptar – amerikan

/illyriapress.com/

Etiketa: CameriDheu MëmëFestim LatoFiladelfiakomandantë të vetëshpallurpetullatSadik Elshanishërbestarëwashington

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Avokati i Popullit publikon listën e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Avokati i Popullit publikon listën e kandidatëve për KLGJ dhe KLP

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com