Çadra e opozitës nuk paska qenë një gabim, duhet ngritur përsëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Çadra e opozitës nuk paska qenë një gabim, duhet ngritur përsëri

20:47 | 17/06/2019
në Kryesore, Shqiperi
0
OPOZITA NGRE CADREN PERPARA KRYEMINISTRISE - /r/n/r/nOPPOSITION PARTIES CONSTRUCT A TENT IN FRONT OF PM OFFICE -

OPOZITA NGRE CADREN PERPARA KRYEMINISTRISE - /r/n/r/nOPPOSITION PARTIES CONSTRUCT A TENT IN FRONT OF PM OFFICE -

Nga Gentian Gaba

Nuk kishte politolog, ekspert zgjedhor, politikan apo gazetar të aftë që të shpjegonte fitoren “publicitare” të Dibrës.

Fitorja për  kandidatin e atëhershëm të opozitës dukej se ishte në pjatë. Edhe pse përballë një force të dëmtuar moralisht nga skandali i Shukri Xhelilit; edhe pse përballë një kundërshtari të konsumuar që kishte dështuar me premtimet elektorale të vitit 2013, Sherefedin Shehu, pësoi një humbje shumë të thellë.

Read more

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Muharrem Rama fitoi me 4 mijë vota më shumë, krahasuar dhe me rezultatin e ngushtë të vitit 2015, ku pati një diferencë prej rreth 400 votash mes dy kandidatëve.

Megjithatë e “vërteta vonon, por nuk humbet kurrë”. Raundi i dytë i përgjimeve, edhe këto të publikuara nga gazeta gjermane “Bild”, nxori në dritë makinerinë e ngritur në këmbë nga mazhoranca për të fituar me çdo çmim atë bashki, e cila mesa duket, shërbeu si provë gjenerale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

I dëgjuam të gjithë, njëri pas tjetrit, madje do të dëgjojmë të tjera ditët në vijim. Nga kryeministri që pret me ankth rezultatin e kopsitur, te Pjerin Ndreu, sot kandidat për Bashkinë e Lezhës, i cili kërcënon me fluturim, nëse nuk voton hapur PS-në.

Nga Damian Gjiknuri, asokohe ministër dhe sot bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, që çon një fugon me çuna problematikë te fakiri që kërkon 200 mijë lekë për katër vota, sepse do fejohet ato ditë.

Për një pjesë të madhe të shqiptarëve, këto përgjime përbëjnë një habi, dikush qesh me to dhe dikush qan, për pasojë të krupës që ngjallin. Ndërsa për opozitën nuk përbëjnë asgjë të re. E dinin, madje Partia Demokratike kishte denoncuar në prokurori fenomenin në 1 shtator 2016, 10 ditë përpara hatasë elektorale.

Për shkak të kasaphanës dibrane, si dhe për lidhjet e mazhorancës me krimin, të faktuara nga nevoja për një ligj ad hoc (dekriminalizmi), ndërtuan një strategji politike për të mos lejuar vjedhjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Në mes të Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” u ngrit një çadër.

Një “bunker” simbolik, nga i cili kërkohej mbrojta e zgjedhjeve nëpërmjet një Qeverie Teknike. Pas zgjedhjeve Çadra dhe Qeveria Teknike u anatemuan, më së shumti nga propaganda sallakse që gjente jehonë te kundërshtarët e Bashës.

Mirëpo përgjimet, të Durrësit dhe të Dibrës, vërtetojnë se të dyja ishin pjesë e një strategjie të saktë. Një kauzë e drejtë që nuk u çua dot deri në fund, por që sot mund të përmirësohet deri në suksesin final.

Sepse, përgjimet faktojnë se me Ramën kryeministër nuk mund të ketë zgjedhje, sikurse kërkonte opozita në vitin 2017. Përgjimet faktojnë se me Ramën kryeministër aparatura shtetërore nuk i shpëton dot sistemit kapilar të blerjes së votës (ai telefonon për të kërkuar rezultate sipas pritshmërive).

Përgjimet faktojnë se një “Qeveri Tranzitore”, pa Ramën kryeministër, është zgjidhja e vetme për të rikthyer besimin tek vota dhe për të neutralizuar të gjitha ndërhyrjet, qofshin ato të administratës apo të gangove të “Rilindjes”. Përgjimet faktojnë se ndërkombëtarët, edhe ata që në vitin 2017 deklaronin se kishte 2 miliardë euro para të pista, me të cilat mund të bliheshin vota, nuk e kanë haberin e situatës reale në vendin tonë.

Për më tepër, përgjimet faktojnë se Bashës dhe opozitës, i detyrohen një ndjesë të madhe, shqiptarë dhe të huaj, sepse vendi ka humbur të paktën dy vite kohë në raport me të vërtetën dhe zhvillimet integruese.

Veçse, që në Shqipëri të kthehet normaliteti, nuk mjaftojnë vetëm përgjimet. Për të arritur një Qeveri Tranzitore, që të lajë hesapet me kriminelët zgjedhorë, duhet një protestë e qëndrueshme, duhet një reagim i fortë për t’i thënë boll më atij që ka ende guximin për të abuzuar me durimin e të indinjuarve nga këto biseda të turpshme.

Falë gazetës “Bild”, shqiptarë e ndërkombëtarë, kuptuan pse u ngrit Çadra e parë, ndoshta ka ardhur momenti që të gjithë të kërkojnë ngritjen e së dytë.

Etiketa: cadra e opozitesÇadra e opozitës nuk paska qenë një gabim duhet ngritur përsëridekriminalizmiekspert zgjedhorgabimGentian GabapolitologShukri Xhelili

Të Lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

nga 27
23:01 | 15/03/2026
0

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:11 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

nga 27
22:05 | 15/03/2026
0

Java e 28-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u mbyll këtë fundjavë me pesë përballje të zjarrta, që sollën gola, barazime...

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

nga 27
21:53 | 15/03/2026
0

Qyteti i Durrësit njihet për pasuritë e shumta të trashëgimisë kulturore mbi dhe nëntokë. Por nën të, fshihet edhe një...

Para
Tiede i përgjigjet Ramës me ironi: Të bëra dëm madhëria juaj apo …?

Tiede i përgjigjet Ramës me ironi: Të bëra dëm madhëria juaj apo ...?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –

23:01 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:11 | 15/03/2026
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

22:05 | 15/03/2026
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –

21:53 | 15/03/2026
Duhet t’a nisim nga vetja –

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –

21:33 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –
  • Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile –
  • Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër –
  • Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve –
  • Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com