Bylykbashi ndaj Qeverisë: Sot ju anulon qiratë, nesër ju shtetëzon pronat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bylykbashi ndaj Qeverisë: Sot ju anulon qiratë, nesër ju shtetëzon pronat

18:19 | 03/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me vendimin e Qeverisë për personat e mbetur pa punë apo bizneset që kanë mbyllur aktivitetin, për të mos paguar qira.

Bylykbashi shprehet se kryeministri e ka bërë leckë kushtetutën, ndërsa në krye të herës thekson se pas aktit të qirave, nesër mund të shtetëzohen pronat.

Postimi i plotë:

Sot ju anulon qirate, neser ju shtetezon pronat.

Deri me 21 korrik 2016 kishim Kushtetute, gjykate Kushtetuese dhe Gjykate te Larte. Me pas erdhi ai votimi i famshem me 140 vota per ndryshimet kushtetuese me 22 korrik 2016. Pas asaj dite vdiq Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Larte, po vdesin gjykatat e tjera. Por deri dje, nese kontraten e qirase e shkelte dikush, mund te ankoheshe ne gjykate.

Qe nga dje, jo me! ‎Qe nga dje Gjykata Supreme eshte Edi Rama Kryeminister. Ai eshte edhe kolegj penal e te denon, edhe kolegj civil dhe te shfuqizon kontraten private te bazuar ne Kod Civil.

Kete budallallek ne Italine fqinje as qe e shkojne neper mend. Edhe Dekretligji per pandemine atje nuk ka guxuar te beje kete. Por njerezit atje me mirekuptim kane rinegociuar kushtet e qirave.

Urdheri per mospagimin e qirave nuk eshte thjesht nje budallek antikushtetues. Eshte forma me e fundit e arrogances se nje Kryeministri qe Kushtetuten e ka lecke per kepucet.

Kontratat e qirave mes privateve bazohen ne Kodin Civil dhe akti normativ ka zero fuqi ‎mbi ato kontrata sepse ai akt nuk pezullon dot Kodin Civil. Kush nuk paguan sot qerate do te duhet ti paguaje nje me nje me vone vleren mujore te qerase. As gjobat sa pese fishi i qirase nuk kane asnje vlere. Ja, do kaloje gjendja e jashtezakonshme dhe akti normativ do hidhet ne kosh, por detyrimi per qerate e papaguara mbetet i pashlyer.

Nese ndokush do qe te shtyje apo pezulloje pagesen e qirase duhet te negocioje duke perdorur klauzolen e “forces madhore”. Fundja njerzilleku nuk ka vdekur dhe te gjithe jemi koshiente per situaten. Nese ka mosmarreveshje, perseri ne gjykate do te perfundojne dhe aty akti normativ nuk pi uje para Kodit Civil, se keshtu ka vendosur Gjykata Kushtetuese qe ne 2013.

‎Pagesa e qerase eshte e padiskutueshme. Qiramarresit nuk mund te detyrohen te paguajne kamatvonesa, penalitete te tjera apo tu merren garancite e lena sepse veshtiresite jane objektive, te pergjitheshme dhe te paparashikueshme kur u hartuan kontratat.

Po te doje, le t’ia ule Qeveri qiramarresve barren e qirase duke ia njohur vleren e qirase si kredi per detyrimet tatimore sic ben Italia. Le t’ia lehtesoje barren duke ua kthyer qiramarresve si subvencion tatimin e fitimit mbi qirate qe qeveria ia merr pronareve te pronave me qira. Dhe nese nuk pezullon me ligj taksen e prones qe mbledhin bashkite, t’i lehtesoje qiramarresit duke i subvencionuar ne vleren takses se prones qe shteti ua merr pronareve dhe qe keta te fundit e shkarkojne tek vlera e qerase.

Sic e tha nje deputet socialist sot (Zoti na ruajt nga te tille) , nese nje pronar ka pese apartament ku strehohen pese familje, qeveria socialiste do te mbroje pese familjet ne dem te pronarit. Me kete logjike iu moren shtepite e medha pronareve ne 1945 dhe ne to u strehuan te tjeret, derisa u nxorren perfundimisht ne vitin 2012 me akt normativ qe vuri te drejtat ne vend.

Edi Rama nuk ben dot sevap me pronat, parate dhe te drejtat pronesore te te tjereve‎. Nese pranohet sot ne heshtje kjo qe ky propozon, mos u habisni qe te nxjerre Tatimin e Jashtezakonshem per Qirate. Dhe kush nuk paguan, t’i sekuestrohet prona. Fundja ai e ka parashikuar ne Aktin Normativ te fatkeqesise natyrore qe pronat mund te shtetzohen pa kundershperblim. Mos u cudisni fare, sepse ligjet per pronat deri me sot kane rikthyer rishpronesimet e pronareve.‎

Qirate ne vleren e dakordesuar do paguan pavaresisht Edi Rames. Pronar me pronat e privateve dhe gjyqtar i kontratave private Edi Rama nuk ka per t’u bere dot asnjehere.‎ Populistet qe shesin dengla duke i justifikuar keto masa me pandemine, perbuzini si te mjere qe i eshte djegur bishtuku i llampes.

Etiketa: ish deputeti i partise demokratikeKryeministri Edi RamaKushtetutaOerd BylykbashiQeveria

Të Lidhura

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

nga 27
23:12 | 14/01/2026
0

Arsenali bën një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Ligës në Angli. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta...

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

nga 27
23:06 | 14/01/2026
0

Interi i drejtuar nga Cristian Chivu merr një fitore të rëndësishme minimale ndaj Lecce-s, duke u imponuar 1-0 në ndeshjen...

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

nga 27
22:12 | 14/01/2026
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, deklaroi se brenda PD-së nuk ka pasur asnjë ndryshim thelbësor që nga viti 2013,...

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

nga 27
21:52 | 14/01/2026
0

Hetimet për abuzimet me fondet e shëndetësisë duket se kanë hyrë në një fazë të re. Pak para festave të...

Para
“Situata është shumë e rëndë”/ Rama publikon videon e mjekut amerikan: Rastet do të rriten (film)

“Do të lehtësohen masat në disa aspekte”, Rama: Qeratë nuk paguhen, burg për ata që…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com