• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Butësia ballkanike e Ilir Metës

08:50 | 12/10/2016
në Opinion
0

Nga Skënder Minxhozi

Kreu PDIU, Shpëtim Idrizi ndoshta kishte një parandjenjë jo të mirë, kur e ftoi me mirësjellje kryetarin e Kuvendit Meta, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Athinë, që ta trajtojë “me dinjitet” Çështjen Çame. Pak orë më vonë, parandjenja e tij jo e mirë u provua e vërtetë. Të paktën sipas këndvështrimit të deputetit demokrat Eduard Selami, i cili e cilësoi si “turp”, atë që e konsideroi si një ngushëllim të Ilir Metës ndaj grekëve, gjithnjë për Çamërinë.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Historia e Metës me Athinën zyrtare, sa i përket problemit të pazgjidhur çam, daton herët. Që nga koha kur ai, si kryetar qeverie e ngrinte problemin në fjalë në sy të kryeministrit të kohës Simitis. Ky gjest ka hyrë tashmë jo pa të drejtë në repertorin e krenarisë politike dhe personale të Ilir Metës.

Por në fakt, bashkë me këtë gjest të fortë për kohën, në repertorin personal të kreut të parlamentit shqiptar, kanë hyrë prej vitesh edhe inkursionet e tij diplomatike në Ballkan, sidomos në hapësirën ish-jugosllave, në të cilat ai ka shfaqur një anë tjetër të personalitetit të tij: atë të politikanit bashkëpunues dhe që kërkon të evitojë problemet historike. Vizitat në Mal të Zi, Serbi dhe Preshevë, kanë qenë nisma vërtet të guximshme të tij në vitet e shkuara, por kanë lanë pas edhe shije jo të mirë në disa gojë, në Shqipëri dhe Kosovë. Rregullisht ai ka qenë në anën e kompromisit, uljes së toneve dhe moderimit të gjuhës. Dhe po aq rregullisht, jo të gjithë kanë qenë dakord me këtë sjellje të zbutur dhe që stononte me klimën e përgjithshme. Meta i ka besuar kredos së “qingjit të butë”, me shpresën se do të pinte në disa nëna. Më së pari duke fituar simpatinë e perëndimorëve të lodhur me politikanët sherrxhinj ballkanikë.

Ilir Meta është një politikan fleksibël dhe që e njeh mirë artin e diplomacisë. Sidomos të diplomacisë rajonale, ku ndjehet i fortë dhe i sigurtë, për shkak të njohjeve personale dhe të pozitës së lartë, me të cilën ka hapur shumë dyer në Beograd, Podgoricë dhe Athinë.

Çështja nis e ngatërrohet, kur në vend të gjesteve të forta, si ai i reklamimit të Çështjes Çame përballë kryeministrit grek, kërkon ta ulësh “aciditetin” e gjuhës dhe qëndrimeve, përtej vijës zyrtare të shtetit që përfaqëson dhe përtej asaj që është perceptimi kolektiv i shqiptarëve për probleme të caktuara.

Ndërmarrja e vizitës zyrtare në Greqi pas deklaratave të Komisionerit Han për Çamërinë dhe pas një ere të akullt që mbizotëron mes dy vendeve të paktën prej tre vitesh (për shumë arsye), e kthente misionin diplomatik të kreut të Kuvendit, në një shëtitje në fushë të minuar, e cila natyrshëm do të provokonte edhe mëdyshjen e Idrizit, edhe zemëratën e Selamit. Butësia e njohur e zotit Meta në hapësirën ballkanike, jo gjithmonë ka qenë një gjest i mirëpritur, sepse jo gjithmonë mund të aplikohet jashtë kufinjve të Shqipërisë formula e njohur parlamentare “me qetësi dhe dashuri”. Sidomos pas shekujsh egërsie dhe urrejtje të ndërsjellë.

/javanews.al/

Etiketa: aciditetibutësiaEduard SelamiIlir Metame qetësi dhe dashuriqingji i butëSkënder Minxhozi

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Itali/ Sekuestrohen 277 kg kanabis, 4 shqiptarë në pranga

Itali/ Sekuestrohen 277 kg kanabis, 4 shqiptarë në pranga

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Të sigurojmë pikët për mbijetesën –

Të sigurojmë pikët për mbijetesën –

23:21 | 29/01/2023
Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

23:13 | 29/01/2023
Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!

Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!

23:01 | 29/01/2023
Ndahet nga jeta gazetari dhe pedagogu i njohur

Vetëm 45-vjeçe, kanceri i merr jetën aktores së njohur

22:57 | 29/01/2023
Të jetë hera e fundit që … –

Të jetë hera e fundit që … –

22:49 | 29/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Të sigurojmë pikët për mbijetesën –
  • Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran
  • Real Madridi ndalet nga Sociedad, festë te Barça!
  • Vetëm 45-vjeçe, kanceri i merr jetën aktores së njohur
  • Të jetë hera e fundit që … –
  • Shpiku ‘biçikletën’ në futboll, shuhet ish-sulmuesi

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Të sigurojmë pikët për mbijetesën –
  • Sulmohet me dron fabrika e armëve në Iran

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com