Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën e futbollistëve që do të grumbullohen për dy ndeshjet e radhës eliminatore. Ekipi i Shpresave të Shqipërisë do të ketë dy ndeshje mjaft delikate, pasi do të luajnë ndaj Sllovakisë dy herë brenda 4 ditëve.
Bëhet fjalë për një kundërshtar direkt, teksa Shqipëria ëndërron ende për një vend të dytë në renditje, për t’u kualifikuar nga faza e grupeve. Në listën e lojtarëve për këto dy ndeshje shihen 8 futbollistë të ardhur nga kampionati shqiptar.