Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bushati në Athinë, takim 4 orësh me Kotzias

Nga Klodiana 0

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati u takua në Athinë me homologun e tij Nikos Kotzias.

Në takimin që zgjati për gati 4 orë, të dy ministrat biseduan për gjithë çështjet që preokupojnë gjithë fashën e marrëdhënieve dypalëshe, por edhe situatën në rajon.

“Për herë të parë pas 25 vitesh, kemi ngritur Komisionin e Përbashkët për Çështjet Konsullore dhe rezultatet e këtij komisioni do të kenë një impakt të madh, sidomos për komunitetin shqiptar që jeton në Shqipëri. Kemi riaktivizuar Komisionin për tekstet shkollore. Jo thjesht pastrimin e tyre nga referenca historike, të cilat mund të jenë fyese për Shqipërinë apo Greqinë, por edhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të përbashkët për brezat e rinj. Gjithashtu mendojmë se kemi bërë disa hapa përpara edhe në dakordësimin e pikëpamjeve përsa i përket çështjeve të së shkuarës së largët. Si rasti ligjit të luftës, apo rasti i punës që duhet bërë për varrezat e të rënëve grekë gjatë luftës në Shqipëri”, u shpreh Bushati

Të dy palët ranë dakord për uljen e tensioneve dhe retorikës nacionaliste të shprehur kohët e fundit mes dy vendeve.

Zoti Kotzias ka kërkuar që problemet mes dy vendeve të mos jenë pjesë e fushatës elektorale të 18 qershorit në Shqipëri, çka duket se ka gjetur edhe dakordësinë e zotit Bushati.

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej