Ish ministri i Jashtëm Ditmir Bushati përjashton mundësinë e kandidimit për postin e kryetarit të bashkisë në zgjedhjet e 30 qershorit.
“Nuk kam asnjë ambicie lokale. Jemi në proces konsultimi për të përzgjedhur një kandidat. Fokusi i takimit të sotëm është në lidhje me vendimmarrjen e partisë PS të Asamblesë Kombëtare me detyrat që janë përcaktu, për të fuqizuar praninë tonë në terren dhe të përgatisim strukturat për zgjedhjet e 30 qershorit”, ka deklarur Bushati.