Ditmir Bushati ka kërkuar nga Presidenti Ilir Meta plotfuqishmërinë për nisjen e negociatave të Shqipërisë me Greqinë.
Ministri i Jashtëm kërkon plotfuqishmërinë e autorizuar nga Meta për të filluar negociatat zyrtare me Greqinë, përmes një letre që është dërguar për dijeni edhe kryeministrit Edi Rama.
Në shkresën e Bushatit, kërkohet që negociatat të kryhen nga përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Ekonomisë dhe Institutit të Gjeografisë.