Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Nikos Kotzias do të takohen sot në Korçë.
Ky takim mes dy ministrave është i dyti pas atij që u zhvillua në Kretë pak muaj më parë.
Mbetet e hapur se çfarë do të vendoset për ligjin e luftës, varrezat, çështjen çame, kufirin detar, por edhe dosje të tjera të pazgjidhura mes dy vendeve.