Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka reaguar lidhur me deklaratat e Lulzim Bashës duke thënë se sipas Lulzim Bashës, kanabisi po bleka dhe Amerikën, prandaj nuk u shihka fare çadra që andej.
Nga Shtetet e Bashkuara, Bushati ka reaguar përmes një postimi në Twitter, ku ka shprehur keqardhje për Partinë Demokratike.
“Domethënë, sipas Lulzim Bashës, kanabisi po bleka dhe Amerikën, prandaj nuk u shihka fare çadra që andej! Keqardhje për Partinë Demokratike”, ka thënë Bushati.