Burri vrau gruan në Mitrovicë, detaje tronditëse: Policia gjen sallonin të larë në gjak, fëmijët ishin prezent – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Burri vrau gruan në Mitrovicë, detaje tronditëse: Policia gjen sallonin të larë në gjak, fëmijët ishin prezent

20:07 | 05/01/2022
në Kryesore, Shqiperi
0

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka nisur me grumbullimin e provave për vrasjen e gruas 48-vjeçare me inicialet L.Q.. Burri i saj S.Q., 51-vjeçar, si i dyshuar për vrasjen, është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48-orësh.

Burime të besueshme brenda organeve të sigurisë thanë se krimi ndodhi në sallonin e shtëpisë së çiftit në Llaushë të Skenderajt dhe në momentin kur hetuesia kishte arritur ne vendin e ngjarjes, kishin parë sallonin e shtëpisë të shndërruar në “pellg gjaku”, teksa aty ndodheshin dy nga tre fëmijët e çiftit.

Ne vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja plumbash, por akoma nuk dihet se sa plumba u shkrepën në trupin e viktimës.

Read more

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

“Nuk e dimë sa plumba janë shkrepur mbi trupin e viktimës, pa e marrë raportin e autopsisë nuk mund të flasim asgjë. E kemi parë pellgun e gjakut në sallon në dhomën e ditës, edhe aty i pashë dy fëmijët e çiftit, një vajzë dhe një djalë”, thanë burime të Expressit brenda hetuesisë nga vendi i ngjarjes.

Këto burime thanë se çifti ka tre fëmijë dhe nuk dihet nëse të njëjtit ndodheshin në vendin e krimit në momentin e kryerjës së krimit.

Të pyetur se cilat janë dyshimet e para mbi motivin e vrasjes dhe nëse çifti ka pasur probleme edhe në të kaluarën, burimet thanë “Jemi në fazën fillestare, vetëm sa është lëshuar vendimi mbi ndalimin e të dyshuarit. Jemi duke mbledhur prova. Jemi në fazën fillestare dhe nuk mund ta dijmë motivin kaq herët”.

Express mëson se i dyshuari nuk është intervistuar akoma, ndërsa është lëshuar edhe vendimi për autopsinë e viktimës. Aktualisht janë duke u mbledhur prova për vrasjen e gruas.

Policia tha se nga hetimet fillestare nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se personi i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës (gruas së tij) L.Q., 48 vjeçare.

Nga i dyshuari është sekuestruar një armë e llojit pistoletë me tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar gjashtë gëzhoja.

Përkundër përpjekjeve të ekipit mjekësor për ta shpëtuar, 48-vjeçarja, vdiq pas plagëve të marra nga arma e zjarrit.

Ushtruesit i detyrës së drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, Agron Mehmeti, në një lidhje direkte në emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ka treguar se viktima ka pasur tre plagë të rënda, dy në gjoks dhe një në dorë.

Ai ka deklaruar se viktima ka qenë me shenja jete deri sa është dërguar në spitalin e Mitrovicës.

“Qendra Emergjente është njoftuar rreth orës 14:00 për një rast në fshatin Llaushë dhe menjëherë ka shkuar ekipa kujdestare me doktoreshën dhe ekipin e infermierëve në shtëpi dhe e kanë marrë një grua rreth moshës 48 vjeçare me plagë të rënda dhe e kanë transferuar menjëherë në qendrën emergjente dhe ju ka dhënë ndihma e parë dhe me autoambulancë me shenja jete ka shkuar deri në spitalin rajonal të Mitrovicës. Ekipa kur ka shkuar në shtëpi që ta marrë, e ka marrë me shenja jete, ka qenë gjallë deri në spitalin rajon të Mitrovicës, edhe pse në gjendje shumë të rëndë, me tri plagë të rënda, sipas drejtorit kujdestar. Plagët kanë qenë të lokalizume, në regjionin e gjoksit dy dhe në regjionin e dorës”, ka deklaruar ai.

Mehmeti ka thënë se viktima rreth orës 14:13 minuta është sjellë në QKMF në gjendje të rëndë.

“Në qendrën tonë ka ardh në orën 14:13 minuta, për Mitrovicë ka shkuar me shenja jete, por fatkeqësisht mundësitë për mbijetesë kanë qenë të vogla sipas mjekut kujdestar”, ka shtuar ai.

Etiketa: Aparati i dhunës/ Policia i hyn në dru invaliditburriDetaje tronditësemitrovicePolicia

Të Lidhura

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

nga 27
18:19 | 24/02/2026
0

Pas ngjarjes së rëndë të 22 shkurtit që ka tronditur qytetin e Civitanovës në Itali, ku një 20-vjeçar, Rikardo Mërkuri...

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

nga 27
18:09 | 24/02/2026
0

Trajneri Roberto D’Aversa, pasi mori frenat e Torinos, u ndal të fliste edhe për mbrojtësin e kombëtares tonë, Ardian Ismajli....

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:05 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

nga 27
18:03 | 24/02/2026
0

Juventus synon përmbysjen e madhe në Champions, pas humbjes 5-2 në ndeshjen e parë ndaj Galatasaray. Para takimit të kthimit,...

Para
Omicron prek edhe fëmijët nën 2 vjeç, shton rastet e shtrimeve në spital

“Në fund të janarit parashikohet të jetë kulmi i infeksioneve”, zyrtarja jep lajmin e mirë: Në mars bota i kthehet normalitetit

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

Kujtoi se kishte vrarë nënën –

18:19 | 24/02/2026
Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

18:09 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:05 | 24/02/2026
Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën

18:03 | 24/02/2026
Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –

17:19 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Juventus do tentojë përmbysjen në Champions, Spalleti: Do bëjmë të pamundurën
  • Morën 2 mijë euro për të fshehur aksidentin/ SPAK kërkon burg për shefat e policisë (EMRAT) –
  • U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kujtoi se kishte vrarë nënën –
  • Lojtar i rrallë, e vështirë të gjesh dikë si ai –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com