Një automjet i cili po lëvizte në aksin rrugor Burrel-Ura e Matit është përfshirë nga flakët duke u djegur plotësisht.
Policia bën me dije se mjeti drejtohej nga shtetasinA.D, 47 vjeç, banues në Kamëz. Drejtuesi i automjetit së bashku me pasagjerin që ndodhej në automjet nuk kanë pësuar asnjë dëmtim.
Shkaku paraprak i rënjes së zjarrit dyshohet defekt në impiantin elektrik të mjetit ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.