Policia e Bulqizës mesditën e djeshme gjatë operacionit “Roja e Gjelbër” ka kapur në flagrancë punonjësin e policisë kufitare, shtetasin F.L, 59 vjeç duke transportuar 8 metër kub dru të llojit “Ah” me kamionin e tij.
Shtetasi po transportonte lëndën drusore të prerë në mënyrë të paligjshme nga Mali i Raducit mbi fshatin Kalenjë për në Gjoricë të poshtme në Bulqizë.
Policia sekuestroi automjetin dhe lëndën drusore në cilësinë e provës materiale të cilat i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Dibër për veprën penale “Prerje e paligjshme e pyjeve”.