Ka dështuar takimi i shumëpritur mes Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandër Vuçiç. Thaçi dhe Vuçiç ishte parashikuar të takoheshin sot me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme, Federica Mogherini.
Mogherini zhvilloi takime individuale me të dy liderët, por ata nuk kanë pranuar të takohen me njëri-tjetrin. Ende nuk dihet cila ka qenë arsyeja e tensionimit të marrëdhënieve mes tyre.