Kryeministrja serbe Ana Brnabiç i zbuti tonet ndaj shqiptarëve dhe bëri thirrje për pajtim. Ajo gjithashtu u shpreh kundër ndarjes së kufijve në Ballkan në linja etnike.
Deklaratat e Brnabiç-it u bënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë Veriore Zoran Zaev.
“Ne nuk po mundohemi të krijojmë kufij etnikisht të pastër, e kundërta. Aleksandar Vuçiç, kur ishte në krye të qeverisë, e ngriti çështjen e pajtimit midis serbëve dhe shqiptarëve. Ky është një moment historik dhe një shans i hapur,” tha ajo.
Ndërsa kryeministri maqedon Zoran Zaev tha se beson që ka ardhur koha për të arritur një pajtim historik midis serbëve dhe shqiptarëve.
“Maqedonasit dhe grekët janë pajtuar, bullgarët dhe ne jemi pajtuar. Të tjerët duhet ta bëjnë këtë. Ne jemi europianë dhe duhet ta dëshmojmë këtë”, tha Zaev-i.