“Brekët e Violetës dhe ish-Kinema Republika”! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Brekët e Violetës dhe ish-Kinema Republika”!

19:33 | 26/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Ermal Mulosmani

Teatri Kombëtar ngjan të jetë beteja më e vështirë e Kryeministrit Rama në gjithë historinë politike të tij prej viti ‘98 e deri sot. Ajo nuk është vetëm një histori korrupsioni e larje parash nga ana e pushtetarëve por as edhe vetëm histori mbrojtjeje vlerash teatrore, muzeale, historike etj etj nga ana e mbrojtësve të Teatrit…

Qysh në nisje, një antipati reciproke, aspak e fshehur, vihej re në mes komunitetit të Teatrit dhe taborrit ministror me në krye Edi Ramën. Ministri i atëhershëm i Kulturës dukej që nuk gëzonte aspak respekt për punën dhe vlerat artistike të aktorëve të Teatrit Kombëtar. Përkundrazi, një lloj përbuzje dhe ironie përshkonte të gjitha fjalimet dhe diskutimet publike të tij në ato kohë. Në bisedat e tavolinave, sigurisht, kjo ironi ishte edhe më përtallëse, më agresive. Kalonte në delir artistik.

Ilaçin u gjet kur u paraqit platforma e Reformës në Teatër që u hiqte “rrogën” dhe “ofiqin”  aktorëve të mëdhenj dhe paguante vetëm projektet fituese.

Kam qenë në ato kohë pjesë e grupit që merrej me atë ligj dhe e di entuziasmin e ish-Ministrit për të. Thelbi i ligjit reformues ishte mirëpërdorimi i parave publike dhe çuarja e tyre tek ata që punojnë dhe jo tek ata që sipas Ministrit -por edhe nesh që e shkruam- “kapardiseshin klubeve dhe paguheshin për emrin e dikurshëm”.

“Kjo është ide brilante”- thoshte Rama në ato kohë. Kishte të drejtë dhe e shndërroi në kauzë personale që po rrezikonte gjithë qeverinë e atëhershme.

Bashkë me ligjin u diskutua edhe shembja e ndërtesës së Teatrit. Jo pa arsye. Aktorët u frustruan, dukej sikur ky përveç rrogave do i linte edhe pa “shtëpinë e tyre të përjetshme”.

Nga ajo periudhë debatesh janë të mirënjohura shpërthimet aktoreske të Edi Ramës  kur u hakërrehej artistëve :“Çfarw do fusni atje aman, çfarw do fusni? Brekët e Violeta Manushit do fusni?! Bëjini brekët e Violeta Manushit monument kulture”!

Po aq e njohur është edhe replika e menjëhershme e qesharake e Luftar Pajës: “Ato brekë janë brekë të arta”.

Qëndrimi ndaj brekëve të Violeta Manushit i erdhi për shtat Kryeministrit. Luftar Paja dhe replika e tij ishin simboli i diferencës mes Ramës dhe komunitetit. Për hir të së vërtetës edhe nga pikëpamja aktoriale interpretimi i Ramës ishte ku e ku më i mirë se i Luftarit patetik e demode.

Pra, vlerat historike, muzeale të 50 vjetëve teatër degraduan në diskutim për brekët e Violetës.

Për fatin e madh të komunitetit teatror, Edi Rama, sigurisht i pambështetur në qëllimet e tij nga Kryeministrat e radhës, e la për një kohë te dytë shembjen e Teatrit dhe bashkë me të edhe të “teatrorëve patetikë”. Si duket koha e dytë ka ardhur tashmë.

Me protagonistë të rinj por edhe ide të reja.

A duhet shembur Teatri Kombëtar? Sipas çdo logjike normale PO! Duhej shembur edhe atëherë, në 2002-shin.

Godina është e vjetëruar, pa asnjë vlerë arkitekturore, demode, pa infrastrukturën e domosdoshme dhe e degraduar totalisht. Çdo ide për shembjen e këtij Teatri Kombëtar dhe ndërtimin e një të riu duhej të zgjonte enuziasmin e çdo teatërdashësi e ca më tepër të aktorëve të tij.

Atëherë pse ka një kundërshtim masiv ideja e shembjes së tij? A kanë farë baze kundërshtimet për shembjen e karakatinës ekzistuese?

Sigurisht që po, kanë të drejtë. Kanë të drejtë sepse pas propozimit qëndron njeriu që më së paku vlerëson Tetarin shqiptar, historinë dhe protagonistët e tij. Gjuha e vetme e sinqertë e Edi Ramës së vitit 2002, tregon gjithë ndjenjat e tij për vlerat historike të Teatrit Kombëtar shqiptar.

“Gjithëçka mund të futet aty janë brekët e Violeta Manushit”! -tradhtoi veten Edi Rama atëherë.

Këtu flen lepuri, vetëm këtu.

Edi Rama nuk mendon se aty ka diçka për të ruajtur. Asgjë.

“Teatri mund të jetë kati i parë i një ngrehine shumëkatëshe ku ca budallenj patetikë mund të shohin farsën e ca aktorëve bajatë të shkollës së komunizmit. Le ta kenë, aq meritojnë. Ndërsa Tirana jo, Tirana meriton të ketë vizionin tim të shekullit 22”!

Siç ndodhi me ish Kinema Republika-n.

Në fund të viteve 90, në korridoret e Ministrisë së Kulturës gjendej gjithmonë një djalë i ri me një dosje në dorë në pritje të projektit të tij për rehabilitimin e kinemave të kryeqytetit. Quhej Alban Xhillari dhe spikaste me vullnetin dhe dashurinë e tij për kinemanë… Të gjithë e donim Albanin, na dukej idealist. Por Ministri i Kulturës e donte ca më shumë… Pritjet e gjata e durimmëdha të tij u shpërblyen. Një ditë morëm vesh që Albani do të ribënte edhe kinema Republikën me fonde shtetërore si pjesë e nxitjes së rikthimit të kinemave tek spektatori…Pra Ministri do i jepte një financim shtetëror për rehabilitimin e Kinema Republika…Ishte viti ’99!

Një vit më vonë, Ministri që inicioi projektin për rehabilitimin e Kinema Republikës u bë Kryetar i Bashkisë së Tiranës. Albani, ish djali pasionant i kinemasë u bë ndërtues. Dhe kinema “Republika” përfundoi në një godinë shumëkatëshe xhami si më poshtë…Duhet të kesh kujtesë të fortë ta kujtosh “Republikën”.

Ndryshimi i Albanit ishte pothuaj sa ndryshimi i Kinema Republikës…

Ish-Kinema Republika, Gradaçela që zëvendësoi Kinema Republika-n

Kjo është arsyeja e vërtetë se pse aktorët kundërshtojnë shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Që mos t’u humbë nami e nishani si kinemasë së famshme.

Sapo Edi Rama të spejgojë sesi u shndërrua ish- Kinema Republika në gradacelë pa asnjë gjurmë kinemaje fiton të drejtën të bëhet i besueshëm edhe në seriozitetin e çështjes së Teatrit Kombëtar.

Read more

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

/Gazeta Express/

Etiketa: GradacelaKinema RepublikaKryeministri Edi RamaTeatri Kombëtar

Të Lidhura

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

nga 27
09:14 | 16/05/2026
0

Mbrëmjen e sotme, prej orës 19:00, do të nisë faza “Final Four” për titullin në Kategorinë Superiore. Vllaznia, e drejtuar...

Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

nga 27
08:58 | 16/05/2026
0

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar neutralizimin e Abu Bilal al-Minuki, i cili sipas autoriteteve amerikane konsiderohej numri dy...

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

nga 27
08:42 | 16/05/2026
0

Diplomati David J. Kostelancik, i cili u propozua nga Joe Biden në kohën kur ishte president i SHBA-së për të...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Para
Prishtinë/ Plas sherri në koncertin e Alban Skënderajt, 6 të arrestuar

Prishtinë/ Plas sherri në koncertin e Alban Skënderajt, 6 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –

09:14 | 16/05/2026
Nëse godisni përsëri Katarin, do ta hedh në erë fushën e madhe të gazit –

Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

08:58 | 16/05/2026
Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –

08:42 | 16/05/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –
  • Qeveria shqiptare ka lidhje me krimin e organizuar, Rama kontrollon gjithçka –
  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Duel “titanësh” për titullin në kryeqytet, Vllaznia-Dinamo hap sonte garën e Final Four –
  • Eliminuam terroristin më aktiv në botë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com