Sapo dola nga mbledhjet e sotme të Komisionit të Integrimit dhe gjej nje mesazh që më fton të lexoj portalin syri.net
Syri paska lajmëruar para pak minutash: “Majlinda Bregu, braktis opozitën e i bashkohet maxhorancës!!!”
Që Syri të shohë qartë po sqaroj:
Unë dhe kolegët e mi të opozitës, anëtarë të Komisionit të Integrimit sapo kemi dalë nga dy mbledhjet e sotme: një për buxhetin dhe një seancë dëgjimore me Ministrin e Drejtësisë.
As ka bojkotur njeri Komisionin, as me kanë bojkotuar mua, as ka ndonjë vendim bojkoti nga PD.
Gjatë seancës dëgjimore me ministrin Manjani, zoti Imami dhe zoti Bogdani, anëtarë të opozitës në komision kanë munguar për pak kohë, pasi ishin në një aktivitet tjetër.
Por, më pas i janë ribashkuar mbledhjes.
Tani Syri ta ndajë mëndjen.
O të rregulloje shikimin, ose le të vazhdojë me paragjykimin!