Më 22 mars të vitit 1992 demokratët erdhën në pushtet duke shënuar zgjedhjet e para pluraliste në Shipëri.
Kjo datë historike do të shënohej si dita kur Shqipëria hodhi hapat e para drejt demokracisë.
Tashmë demokratët më të përçarë se asnjëherë, kujtojnë kohën e lavdishme kur shqiptarët u besonin 62% të votave.
Majlinda Bregu ka postuar një fotografi nga ajo ditë, ndërsa në përshkrimin e saj shkruan: “22 Mars 1992. Pjesëmarrja në votim 90%. PD fiton me 62% ose 92 deputetë nga 140 vende në Parlament”.