Deputetja e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu deklaroi se opozita nuk mund të bojkotojë zgjedhjet dhe se pjesëmarrja në to nuk mund të quhet fitore.
Në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partsë Demokratike, deputetja Bregu u shpreh se Partia Demokratike duhet të rindërtohet.
Sipas saj, zgjedhje më 18 qershor nuk mund të ketë.
“Mendimet që kam patur nuk i kam thënë për herë të parë, ka edhe të tjerë që mendojnë si unë. Nuk duhet t’i lëmë shqiptarët në një klimë tensioni.
Moszhvillimi i zgjedhjeve nuk mund të konsiderohet si fitore. Të mos marrësh pjesë në zgjedhje nuk është fitore.
Më shqetësojnë demokratët që nuk do të jenë të përfaqësuar. Pas kësaj situate, PD duhet të rindërtohet”, u shpreh Bregu.