Braktisja e akuzave të Ylli Manjanit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Braktisja e akuzave të Ylli Manjanit

19:26 | 30/01/2017
në Opinion
0

Nga Mero Baze

Ylli Manjani ishte duke thënë të vërtetën sot, kur e shpjegoi shkarkimin nga kryeministri, për shkak të intervistës së tij në “Top Story”. Kjo ka qenë arsyeja që Edi Rama, javën e kaluar ka kërkuar përmes Ilir Metës dorëheqjen e tij. Për të gjithë ata që kanë harruar, Manjani ka deklaruar se në shumicë ka deputetë që kanë vrarë dhe  ka akuzuar policinë, se qëndron pas fushatës së kanabizimit të vendit. Të paktën këto deklarata janë shumë të forta për të qenë ende ministër në një qeveri.

Në çdo vend perëndimor, një ministër që arrin në këto konkluzione dhe i bën publike, ikën si hero nga qeveria dhe nis një kauzë të fortë morale për të ndryshuar situatën. Dorëheqja është më e pakta që mund të bënte personalisht. Ajo që duhet të bënte, nëse ishte i bindur në ato që tha, ishte të udhëhiqte dhe nje betejë politike kundër asaj që ka konstatuar.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Por, ajo që ndodhi ishte e kundërta. Ylli Manjani refuzoi rrugën e dorëheqjes dhe preferoi ta shkarkonte kryeministri. Dhe ky është një zhvillim që lë të kuptosh se ato që ka thënë publikisht Manjani, kanë qenë më shumë një përpjekje për të testuar kufirin deri ku mund të poshtërohet një partner në qeveri, se sa një betejë e tij personale.

Ylli Manjani është nga ministrat e aftë të drejtësisë që ka pas ky vend. Është problematik si tip, gojështhurur dhe pa shumë takt në debatin publik, i aftë për t’u përdorur për marifete juridike dhe kazuse të vështira, që kërkojnë sforcime morale, por gjithnjë ia del disi. Ka qenë problematik me Fatos Nanon, me Edi Ramën, me Sali Berishën dhe Ilir Metën. Ajo çfarë ka ndodhur para intervistës, mendoj se ka qenë një përpjekje për t’i dhënë Edi Ramës një mesazh poshtërimi për policinë, nga e cila LSI ka frikën se mund t’i prishë punë në zgjedhje. Ajo që ka ndodhur pas intervistës, siç po shihet nga këto zhvillime, është që Ylli Manjani e ka tejkaluar masën e porosisë për luftë dhe ashtu siç e tha me të drejtë Luan Rama sot, duhet të shkarkohej ose Edi Rama, ose Ylli Manjani. Dhe LSI i hapi rrugë me dhimbje, ikjes së Ylli Manjanit.

Në periudhën nga e marta e shkuar e deri më sot, kur Edi Rama i ka njoftuar Ilir Metës vendimin për heqjen e Manjanit, ka pasur një betejë frontale të LSI-së kundër Saimir Tahirit, me shpresë që mund t’ia arrinin kolektivisht, asaj që nuk u arrit individualisht. Gjithçka u mbyll sot me shijen e hidhur që të lë një koalicion, problemet brenda të cilit konsumohen një herë në shtyp, pastaj zgjidhen në zyrë.

Përtej kësaj, pjesa tjetër e fjalimit të Ylli Manjanit, ishte brenda natyrës së tij, për t’i hutuar njerëzit që të mos pyesin përse nuk ike më parë nga kjo qeveri. Sidomos ajo pjesa konspirative seksuale e ministrave me dashnore në “Santa Quaranta”.

Që akuzat e Ylli Manjanit të merrnin kuptim dhe forcë, duhet të shoqëroheshin me dorëheqje vullnetare të tij dhe një lëvizje politike kundër qeverisë, pasi janë aq të forta, sa nuk të lejohet as si qytetar, t’i dish dhe t’i tolerosh, e jo më si ministër Drejtësie.

Hapi i dytë i tij më i butë, do të ishte të pranonte dorëheqjen e ofruar si zgjidhje përmes LSI dhe t’ia linte LSI-së, barrën e betejës kundër Edi Ramës.

Rruga e tretë që ai dhe LSI zgjodhën, për ta shkarkuar si ministër Edi Rama dhe për të qëndruar LSI në qeveri, i zbeh akuzat dhe i personalizon ato, me zakonin e Yllit si njeri i lirë dhe i gatshëm për beteja, qoftë dhe për një llaf goje. Kjo është rruga për të braktisur akuzat e Ylli Manjanit dhe për të rregulluar pasojat e tyre. Është diçka që nuk të bën shumë entuziast, pasi rruga që u ndoq për t’u përballur me akuzat, është një përgënjeshtrim i tyre. Është diçka që Manjani nuk e meritonte si profesionist në drejtësi, por ndoshta i shkon si aktor në politikë. Sidomos nëse këmbëngul të rrijë në LSI dhe LSI të rrijë po në koalicion me PS.

/gazetatema.net/

Etiketa: akuzabraktisjaMero BazepërpjekjeproblematikSanta QuarantaTop StoryYlli Manjani

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

Sherri që (paradoksalisht) nuk e lëkundi koalicionin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com