Boston, Nëntor 1915/ Xhorxh Fred Uilliams: E lashë Shqipërinë të larë më gjak nga shovinistët grekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Boston, Nëntor 1915/ Xhorxh Fred Uilliams: E lashë Shqipërinë të larë më gjak nga shovinistët grekë

16:50 | 16/11/2016
në Uncategorized
0

Ambasadori amerikan në Greqi: Pashë fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës.

“…Nuk vij të flas si mik i njerëzisë, por vij si mik dhe adhuronjës i racës shqiptare. E dua Shqipërinë, i dua burrat e Shqipërisë, siç dua Amerikën, siç dua burrat që i kanë dhënë lirinë Amerikës. Shqipëria do të jetë e lirë. Shqipëria i ka dhënë pesë imperatorë Romës dhe gjaku i shqipeve ka forcuar kombet e tjerë. E lashë Shqipërinë në vuajtje dhe të mbytur në gjak nga faji i Europës, e cila tani po lan gjynahet e saj. Unë protestova kundër paudhësisë së Europës, kundrejt Shqipërisë, lashë vendin tim zyrtar dhe ju siguroj, që unë besoj sa ajo ditë që unë protestova për Shqipërinë, është dita më e lumtur e jetës sime… Tregtia e Amerikës duhet të jetë e lirë për kombin shqiptar, që është vëllai i kombit amerikan. Unë jam gati për çdo shërbim për lirinë dhe shpëtimin e Shqipërisë, edhe me jetën time.”

Ka qenë kjo pjesë nga fjalimi i ambasadorit amerikan në Greqi, Xhorxh Fred Uilliams, në tubimin e organizuar për të mbrojtur të drejtat e kombit shqiptar në Boston, më 7 Nëntor 1915.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

masakrat-greke-ne-shqiperi

U mbushën 160 vjet nga lindja dhe 80 vjet nga vdekja e mikut të madh, atij që sakrifikoi gjithçka për Shqipërinë dhe kombin shqiptar, Xhorxh Fred Uilliams. Populli shqiptar me fisnikërinë, bujarinë dhe çështjen e tij të drejtë ka bërë shumë e shumë miq të sinqertë e të nderuar. Një nga këta është edhe Xhorxh Fred Uilliams (George Fred Williams), ish-ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Greqi e në Mal të Zi. (1913-1914)

Ai u njoh me Çështjen Shqiptare dhe e përkrahu Shqipërinë në periudhën më të zezë të historisë së saj, në vitin e kobshëm 1913. Erdhi për herë të parë në Shqipëri, në Vlorë, i thirrur nga miku dhe bashkëpatrioti i tij Dankon për të parë me sytë e vetë krimet çnjerëzore që kishin bërë shovinistët grekë kundër popullsisë së pambrojtur shqiptare. Pa fëmijë, gra e pleq të masakruar rrugëve dhe mbi 100.000 refugjatë shqiptarë nga krahinat jugore mbledhur në ullishtat e Vlorës. Këto krime të paimagjinueshme e revoltuan dhe e drithëruan shpirtin njerëzor e demokrat të Uilliamsit. Pas kësaj ai u kthye menjëherë në Athinë, ku mori takim me zyrtarët më të lartë qeveritarë të Athinës, duke protestuar ashpër, njoftoi qeverinë e tij në Amerikë dhe që nga ai çast nuk e ndërpreu veprimtarinë e tij në mbrojtje të Shqipërisë. I ngarkuar me cilësinë e vëzhguesit të qeverisë amerikane në Komisionin Ndërkombëtar për ndarjen e Kufijve të Shqipërisë, Uilliamsi ngriti zërin dhe protestoi ndaj planeve për copëtimin e Shqipërisë, duke thënë fjalën e vet me kompetencë si në mbledhje të ndryshme, edhe në shtypin e kohës që gazetat dhe revistat amerikane, greke dhe angleze, si dhe në shtypin shqiptar në Shqipëri dhe në atë të diasporës.

masaker-kunder-shqiptareveQëndrimi i Uilliamsit nuk i pëlqeu Europës dhe bënë ç’ishte e mundur për ta hequr qafe, duke e akuzuar se kishte thyer normat protokollare, nga që i kishte tërhequr vërejtjen qeverisë greke për masakrat në Shqipëri, duke mos e pasur këtë të drejtë si diplomat pa marrë më parë autorizimin e qeverisë së vet. Profesor G.F. Williams, si njeri me karakter dhe dinjitet, siç deklaron vetë, dha dorëheqjen nga karriera diplomatike me këto fjalë të shkruara me dorën e tij:

“Dukej një detyrë njerëzore, sheshazi për të shkye maskën që mbulonte diplomacinë europiane dhe për të ekspozuar fytyrën e saj, të lyer me gjak patriotësh dhe shikimin e dobët të saj mbi dëshirat e zjarrta për liri të një race të fortë. U ktheva në Athinë dhe mbasi qeshë i shtrënguar, e tregova këtë panjerëzi dhe këtë padrejtësi të fuqive europiane dhe dhashë dorëheqjen si ministër i Amerikës në Greqi dhe në Mal të Zi, sikurse patjetër qesh i shtrënguar ta bënja. Drejtësia dhe e vërteta nuk janë mbrojtje në sallat e diplomacisë.”

Mbas këtij veprimi, Uilliamsi iu kushtua tërësisht Çështjes Shqiptare. Duke qenë dhe mik personal dhe i adhuruar i Presidentit Uillson, ai mundi që të sensibilizojë opinionin amerikan në mbrojtjen e Çështjes Shqiptare me motive fisnike tepër humane: “Me ndihmu’ një njeri është një bamirësi, me liru një popull nga zgjedha është një bamirësi e pavdekshme.”

Libri “Shqiptarët” është një ekstrakt i historisë shqiptare. U botua fillimisht në një revistë të kohës që më 1914-1915 dhe më 1919 si libër i veçantë. Derisa arriti në atë veprimtari, Uilliamsi u angazhua gjithashtu në një sërë tubimesh në SHBA. Në të parin që u mbajt më 7 nëntor 1915, krahas shumë amerikanëve dhe shqiptarëve, midis të cilëve juristi Asa French, zonja dhe zoti Kenedi, të shquarit Fan Noli, Kristo Dako e Parashqevi Qirjazi ishte edhe G. F. Williams. Në fund të mitingut ai lexoi edhe Rezolutën për Mbrojtjen e Çështjes Shqiptare, botuar në anglisht dhe shqip.

william-libri

Vepra e këtij miku të vërtetë të Shqipërisë gjithë kohën ka pasur dhe ka ruajtur vlerën e saj, por ajo ka një vlerë të jashtëzakonshme sot, kur Çështja Kosovare dhe Çështja Çame kanë dalë në evidencë dhe kërkojnë zgjidhje të drejtë dhe sa më të shpejtë, ndërkohë Europa, atë që gatoi mbrapsht tetëdhjetë vjet më parë, ka shansin tani ta rregullojë, duke larë kështu fajet e saj. Ndërkohë që Amerika jo vetëm me diplomatin Uilliams, por edhe me anë të vetë ish-Presidentit Uillson e ka thënë fjalën e vet, qysh më se treçerek shekulli më parë, duhet ta thotë përsëri me forcë dhe përfundimisht. Çështja Shqiptare duhet zgjidhur drejt, kombi dhe tokat shqiptare duhet të bashkohen. Këtë mesazh na dërgon e gjithë jeta dhe vepra e G. F. Williams, e cila përshkohet fund e krye nga lufta për të mbrojtur dhe respektuar të drejtat e njeriut, të cilat po ngrihen dhe mbrohen me aq shumë forcë, kur Shqipëria dhe populli shqiptar kudo që ndodhet nuk do as më shumë se çfarë thotë Karta e Helsinkit dhe ajo e Parisit për të drejtën e kombeve për vetëvendosje dhe për të drejtat e njeriut.

 

“L’Albania”, Zvicër, Nr. 7 16.12.2012

Etiketa: Asa FrenchÇeshtja çameÇështja KosovareFan NoliGeorge Fred WilliamsKristo DakoL'AlbaniaParashqevi QirjaziPresidenti Wilson

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Reforma zgjedhore/ Propozimi: Të ulet numri i deputetëve

Reforma zgjedhore/ Propozimi: Të ulet numri i deputetëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

12:18 | 25/12/2025
Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

12:10 | 25/12/2025
Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –

12:00 | 25/12/2025
Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –

11:30 | 25/12/2025
Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –

11:26 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –
  • Sherr me thika mes adoleshentëve në Kuçovë, një i plagosur –
  • Shiste drogë në lokalin e tij, arrestohet zjarrfikësi i bashkisë së Pogradecit –
  • Mbarësi dhe fitore për të gjithë, në fushat e blerta dhe çdo fushë të jetës –
  • Plagoset me thikë bisnesmeni në Kavajë, detajet e para (Emri) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –
  • Krishtlindja është festë e shpresës dhe dashurisë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com