Borxhi rritet më shpejt se sa ekonomia dhe punësimi – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi rritet më shpejt se sa ekonomia dhe punësimi

19:02 | 24/05/2022
në Uncategorized
0

Ekonomia shqiptare u rrit në terma nominale me 9.4% gjatë vitit të kaluar, por borxhi publik i vendit u rrit me 13% ndërsa punësimi u rrit me vetëm 0.4%, të dhëna që sugjerojnë rritje të paqëndrueshme dhe një të tillë që nuk krijon vende pune apo mirëqenie.

Shqipëria shënoi vitin më të keq sa i përket nivelit të borxhit publik më 2021, vit në të cilin qeveria shqiptare hapi thesin për të financuar procesin e rindërtimit. Megjithatë, borxhi publik nuk u konvertua në rritje ekonomike dhe nuk pati të famshmin “efekt multiplikativ”. Borxhi i shtuar nuk solli as përmirësim të ndjeshëm në tregun e punës, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Ministria e Financave dhe Instituti i Statistikave.

Sipas të dhënave publike, borxhi i taksapaguesve shqiptarë arriti në 1.38 trilionë lekë në fund të vitit 2021, me një rritje tronditëse prej 158 miliardë lekësh ose 1.3 miliardë euro. Në një situatë normale, një rritje e tillë dramatike e borxhit publik do të duhej të kishte shkaktuar “efektin multiplikativ”, fenomenin shumëfishues të parasë së investuar nga autoriteti publik pasi ajo të qarkullojë në ekonomi më shumë se sa një herë.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Efekti multiplikativ është një koncept i shpikur nga ekonomisti John Maynard Keynes gati një shekull më parë. Sipas Keynes, nëse autoriteti publik hedh një lek në qarkullim në formën e investimit, përfituesi i atij leku do ta shpenzojë atë më tutje për të blerë mallra dhe shërbime të tjera dhe përfituesit e dytë do ta shpenzojnë gjithashtu më tutje, duke sjellë që në fund, totali i ekonomisë së shtuar të jetë më i madh se sa 1. Në fakt të dhënat tregojnë se borxhi publik i shpenzuar nga qeveria Rama jo vetëm që nuk ka sjellë efekt multiplikativ, por ky efekt është negativ.

Ndërsa borxhi publik është rritur me 158 miliardë lekë, Prodhimi i Brendshëm Bruto është rritur me 151 miliardë lekë. Efekti negativ është edhe më i rëndë nga sa duket. Viti 2021 është viti pas krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri. Gjatë këtij viti, një pjesë e ekonomisë së sektorit privat që nuk mundi të punojë gjatë vitit 2020 u rikthye në punë. Rrjedhimisht, jo e gjithë rritja ekonomike prej 151 miliardë lekësh është prodhuar nga rritja e borxhit publik. Ose më saktë, një pjesë e konsiderueshme e kësaj rritjeje është shkaktuar nga rikthimi në aktivitet normal i sektorit privat ndërsa efekti real neto i borxhit publik në rritjen ekonomike ka gjasa të jetë i papërfillshëm.

Borxhi publik i Shqipërisë u rrit për të financuar investime publike, të tilla si rrugë, ujësjellësa apo apartamente të reja për të pastrehët e tërmetit. Në një situatë normale, investime të tilla do të sillnin përmirësim të ekonomisë përtej përfituesve të parë, pra kompanive të kontraktuara për këto punime, pasi supozohet se këto kompani do të shpenzonin pjesën dërrmuese të parave të marra nga taksapaguesi për të paguar nënkontraktorë apo punëtorë dhe këto të fundit do të furnizonin rritje të konsumit më tutje në ekonominë e gjerë. Kjo në fakt nuk ka ndodhur.

Efekt i papërfillshëm te punësimi

Instituti i Statistikave publikoi të martën raportin vjetor mbi tregun e punës për vitin 2021. Raporti vëren se punësimi vijon të jetë më i ulët se sa në vitin 2019 pavarësisht se ekonomia shqiptare e ka kapërcyer nivelin e vitit 2019 sa i përket prodhimit të brendshëm bruto ndërsa borxhi publik ka shënuar nivelin më të lartë që nga viti 1997.

“Krahasuar me vitin 2020, punësimi është rritur me 0,4 %, ndërsa shkalla zyrtare e papunësisë (për grup-moshën 15-74 vjeç) është ulur me 0,2 pikë përqindje,” shkruan INSTAT në raportin e këtij viti.

Numri i të punësuarve është 1,248,749 persona në fund të vitit 2021, me një rritje prej 5,400 vetësh në krahasim me vitin 2020 si dhe afro 6 mijë më pak se sa në vitin 2019, viti para fillimit të krizës së pandemisë së koronavirusit të ri.

Numri i të punësuarve në Shqipëri u rrit me vetëm 0.4% gjatë vitit 2021 pavarësisht rritjes së fortë ekonomike të shkaktuar nga rimëkëmbja nga viti i pandemisë, rritja stratosferike e borxhit publik për të financuar rindërtimin dhe shtimit të mijëra të punësuarve në sektorin publik një periudhën para zgjedhjeve të 25 prillit.

Shqipëria klasifikon si të punësuar të gjithë personat që merren me diçka, pavarësisht nëse marrin rrogë apo jo. Nga shifra prej 1.25 milionë shqiptarëve, 598 mijë vetë janë të punësuar me pagë, rreth 400 mijë janë “të vetëpunësuar” ndërsa 251 mijë janë “të punësuar pa pagesë pranë familjes”. INSTAT numëron edhe 162 mijë vetë të papunë dhe 950 mijë vetë “ekonomikisht joaktivë”.

Supozimet e zakonshme ekonomike janë që nëse ekonomia rritet me 1%, atëhere punësimi në ekonomi do të duhet të rritet me 0.5%. Gjatë vitit 2021, ekonomia është rritur në terma nominale me 9.4% ndërsa punësimi është rritur me 0.4%. /BIRN/

 

Etiketa: borxhiekonmiaPunesimi

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Presidenti, Duka: Rama po projekton një femër që ‘shitet’ si e djathtë

Presidenti, Duka: Rama po projekton një femër që ‘shitet’ si e djathtë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com