Borxhi publik në rritje për 2022,  çdo qytetar do paguajë 117,343 lekë më shumë taksa – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhi publik në rritje për 2022,  çdo qytetar do paguajë 117,343 lekë më shumë taksa

10:05 | 24/01/2022
në Uncategorized
0

Esmeralda Hida

Ashtu sikur parashikohet dhe në planbuxhetin e këtij viti, borxhi publik do të shkoj në rritje përgjatë 2022. Madje në fund të 2021 Ministria e Financave shfuqizoi pikat e vendosura më parë për masat kundër rritjes së borxhit dhe fillimin  e procesit për reduktimin e tij. E gjithë kjo barrë dhe këto manovra që bënë qeveria do të bjeri në kurriz të qytetarëve. Sipas të dhënave të përpunuara nga “Open Data Albania” për këtë vit taksapaguesit qytetarë do paguajnë 117,343 Lekë më shumë  se 2021 për borxhin publik.

“Për vitin 2022, Borxhi Publik për frymë është parashikuar të arrijë vlerën 496,040 Lekë apo rreth 4,099 Euro. Krahasuar me pesë vite më parë, një qytetar Shqiptar do të paguajë rreth 117,343 Lekë më shumë, pra një rritje të Borxhit për frymë prej 31%”, thuhet në raport.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Më tutje tregohet se, krahasuar me vendet e Rajonit, për vitin 2020, Shqipëria renditet në vend të tretë pas Malit të Zi dhe Serbisë, ku Borxhi Publik për frymë është vlerësuar respektivisht rreth 7232 euro dhe rreth 3942 euro në secilin prej vendeve. Ndërsa shtetet me koston për frymë të Borxhit Publik më të ulët janë Kosova me rreth 925 euro, Bosnjë dhe Hercegovina me rreth 1953 Euro dhe Maqedonia e Veriut me rreth 2676 euro.

840 mln euro shtesë mbi taksapaguesit

Duke marrë parasysh  detyrimet e prapambetura që nga 2021 dhe këto vlera që parashikohen në borxhin publik për këtë vit, ka gjasa që shqiptarët do të duhet të paguajnë 27.2% të të gjithë prodhimit të brendshëm bruto të vendit për të paguar kostot e përgjithshme të qeverisjes, ndërsa një pjesë jo e vogël e kësaj kostoje shtesë lidhet me keqmenaxhimin e vendit dhe punësimet e dyshuara elektorale të ndërmarrjeve publike dhe njësive të pushtetit vendor.

Kujtojmë se sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, buxheti i shtetit pritet të ketë shpenzime totale prej 638 miliardë lekësh dhe të ardhura prej 537 miliardë lekësh. Deficiti buxhetor parashikohet 101 miliardë lekë ose 840 milionë euro. Shqiptarët parashikohet të paguajnë 53 miliardë lekë më shumë taksa e tatime në arkën e shtetit.

Fondi i shpenzimeve operative do të rritet me 38 miliardë lekë ndërsa investimet kapitale do të ulen me 13 miliardë lekë. Fondi i investimeve publike parashikohet të jetë 120 miliardë lekë, një shifër e pazakontë kjo për shkak të rindërtimit nga tërmeti. Por nga ky fond investimesh publike, vetëm 18 miliardë do të financohen nga të ardhurat nga taksat ndërsa e gjithë pjesa tjetër prej afro 101 miliardë lekësh ose 840 milionë eurosh do të financohen me borxh publik.

 

Etiketa: BarrëborxhBuxhetQeveriaqytetaretaksa

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Zhduket 80-vjeçari në Dibër, vuante nga skleroza

Zhduket 80-vjeçari në Dibër, vuante nga skleroza

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –

23:31 | 04/02/2026
Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

22:41 | 04/02/2026
Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –

22:21 | 04/02/2026
Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –

22:07 | 04/02/2026
Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –

20:32 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –
  • Vdekja e një gruaje nga kafshimi i qenit në Belsh/ Pse nuk reagojnë shoqatat e mbrojtjes së kafshëve? –
  • Lëkundje të forta tërmeti në Korçë, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile –
  • Jemi për një PD fituese, jo qaramane sa herë humb zgjedhjet –
  • Shqipëria mungon në paradën e atletëve në ceremonia hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Investitorët strategjikë po cenojnë pronat e qytetarëve –
  • Lënda toksike shkakton kancer dhe sëmundje të tjera –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com