Borxhet e papaguara në 2018 për sigurimet shoqërore/ Eksperti: Situata shqetësuese – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Borxhet e papaguara në 2018 për sigurimet shoqërore/ Eksperti: Situata shqetësuese

10:23 | 31/10/2019
në Kryesore
0

Së fundi në media qarkullon lajmi se shteti nuk ka para që të paguajë rrogat dhe pensionet. Kjo pasi sipas një verifikimi të KLSH rezultojnë se 1100 ente shtetërore nuk paguajnë sigurimet shoqërore. Për pasojë kjo krijon një gropë të madhe financiare gjë që rrezikon rrogat dhe pensionet.

Që një person të marrë pension sot duhet të paguajnë tre persona. Kur ata nuk paguajnë skema ka qenë me humbje, por bëhet me humbje të papërballueshme. Në një reagim disa ditë më parë, ish-ministri Arben Malaj në një postim në Facebook thoshte se borxhet e papaguara në 2018 për sigurimet shoqërore arrinin në vlerën 110 mln euro.

Vjoldi Danaj, ekspert ekonomie, ishte i ftuar këtë të enjte në “ABC-në e mëngjesit” me Enkel Demin ku theksoi se situata është shqetësuese. Ai deklaroi se disa bashki janë në borxh të thellë me shtetin aq sa nuk kanë para për të paguar pagat e punonjësve të tyre. Për këtë arsye ata nxjerrin punonjwsit për të mbledhur taksat që të mblidhen paratë e mjaftueshme për të paguar rrogat.

Read more

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Kjo ka ardhur sipas Danajt edhe si pasojë e tenderëve të panevojshëm.

“Unë besoj se ka vend për tu shqetësuar. Për alarm është fjalë e madhe, por për pika shqetësuese ka. Duke qenë se përveç administratës qendrore janë disa bashki që nuk paguajnë sigurimet ose më saktë janë në borxh kaq të thellë edhe me shtetin saqë nuk kanë para që t’u japin edhe punonjësve. Këta bashki i kanë shtyrë me 6 muaj pagesat për punonjësit. Punonjësit nuk kanë marrë edhe rrogat. Kjo ka ardhur si arsye e tenderave të bërë përtej nevojave dhe kjo ka bërë që disa bashki të gjenden buxhet dhe nuk shpërndahen rrogat. Bashkitë çfarë bëjnë? nxjerrin punonjësit për të mbledhur taksat, me qëllim që të mbledhin paratë e nevojshme për të paguar rrogat e tyre”, tha Danaj.

Megjithatë kjo nuk e habit si fenomen ekspertin e ekonomisë. Ajo që e shqetëson është fakti se shteti nuk është në gjendje të paguajë sigurimet shoqërore. Sipas tij mungojnë strukturat shtetërore që të ushtrojnë audite të brendshme tek këto institucione. Në të kundërt do të jetë shumë e afërt dita që do të ndodhemi përpara skenarit kur nuk mund të paguhen pensionet.

“Imagjinoni çfarë mund të ndodhë në sektorë të tjerë. Sektori privat është më i rregullt. Mungojnë struktura shtetërore që të bëjnë audite të brendshme. Nëse është e vërtetë ajo që thuhet në media, nëse është i vërtetë ai lajm që vërtetë nuk kemi para të paguajmë sigurimet e njerëzve është një problem i madh sepse administrata në Shqipëri është punëdhënësi më i madh. Kjo do të thotë që në vitet nuk do jenë shumë të largëta do të jemi vërtetë në atë situatën ku nuk mund të paguhen pensione gjithmonë nëse vërtetohet. Situata është alarmante vërtetë nëse verifikohet”, tha Danaj.

Ndërkohë një ditë më parë reagoi edhe Ministria e Financave sipas të cilës, detyrimet e prapambetura të sigurimeve shoqërore nuk cënojnë në asnjë formë ecurinë e buxhetit të shtetit dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë.

/abcnews.al/

Etiketa: “ABC-në e mëngjesit”borxhet e papaguara në 2018ekspert ekonomieEnkel Demiish-ministri Arben MalajMinistria e FinancaveVjoldi Danaj

Të Lidhura

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

nga 27
22:18 | 23/04/2026
0

Kavajë/Informacion paraprak Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R....

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

nga 27
22:06 | 23/04/2026
0

Bashkimi Evropian po bën një gabim serioz duke mos u angazhuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse për t’i dhënë fund luftës...

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

nga 27
21:26 | 23/04/2026
0

Dinamo është finaliste e Kupës së Shqipërisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë ndaj Vllaznisë, dinamovitët fituan 0-1 në...

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

nga 27
21:18 | 23/04/2026
0

Kuvendi rinisi punimet pas pushimit që kërkoi kryetari i Kuvendit Niko Peleshi, deri në largimin e deputetit të PD, Luçiano...

Para
“Ligji i shpronësimeve”, Tabaku: Dhjetë aktet kundër Pronës që ka ndërmarrë Rama

“Ligji i shpronësimeve”, Tabaku: Dhjetë aktet kundër Pronës që ka ndërmarrë Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –

22:18 | 23/04/2026
Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

22:06 | 23/04/2026
Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –

21:26 | 23/04/2026
Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –

21:18 | 23/04/2026
Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –

21:02 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –
  • Fitore vendimtare, Dinamo eliminon Vllazninë dhe shkon në finale –
  • Tension në Kuvend, Boçi përjashtohet nga seanca, PD dhe PL largohen nga salla –
  • Skandal logjistik/ Mallrat e sekuestruara në Durrës dërgohen gabimisht në Pire –
  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Makina përplas këmbësorin në Kavajë, humb jetën në vendngjarje –
  • Gabim që ndërpret komunikimin me Rusinë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com