Ky mëngjes ka gjetur të zbardhur Shkodrën, me reshjet që kanë vazhduar gjatë gjithë natës. Trashësia e borës në qytet arrin në 15 cm.
Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizime kanë pastruar qytetin me fadroma dhe mjete të tjera që kanë në dispozicion për hapjen e rrugëve dhe për shpërndarjen e kripës.
Punonjësit kanë nisur në mëngjes herët punën për hedhjen e kripës në rrugët dhe trotuaret e qytetit, pranë spitaleve dhe në hyrje të shkollave.
Vëmendja është përqendruar në rrugët kryesore të qytetit dhe pastrimin e trotuareve në afërsi të institucioneve të rëndësishme si spitali, shkollat etj.
https://www.facebook.com/bashkiashkodres/videos/587597351682139/