Një bombë artizanale ka shpërthyer në biznesin e bashkëshortes së politikanit të njohur grek, kryetar i partisë opozitare “Demokracia e Re”, Kyriakos Micotakis.
Sulmi ndodhi rreth orës 03.00 të mëngjesit, në rrugen “Taki”, në lagjjen Psiri të Athines.
Siç raportojne mediat greke, sulmi u krye ndaj zyrave të biznesit të saj me veshje të markes “Zeus-Dhion”, me një bombë artizanale e përbërë prej një kallëpi dinamit dhe disa bombula gazi, të lidhura me një sahat.
Prej shpërthimit nuk pati dëme në njerëz, por vetëm fasada e godinës u dëmtua.