Ka than' i moçmi: 

“Shqiptari e ka zakon që kundështon para se të marrë vesh".

                          -Faik Konica

Bogdani apo Bushi, Shpresat presin firmën e Dukës

Nga 27-shi 0

Ngushtohet rrethi i përzgjedhjes së njeriut që do të zëvendësojë Redi Jupin në krye të stolit të përfaqësueses Shpresa. Burime brenda FSHF-së bëjnë me dije sot, se së shpejti presidenti Armando Duka do të vendosë midis Alban Bushit dhe Erjon Bogdanit, nëse nuk ka ndonjë surprizë të minutave të fundit. Alban Bushi është krahu i djathtë i Dukës dhe aktualisht mban postin e menaxherit të ekipit Kombëtar, ndërsa së fundi marrëdhëniet e tij me trajnerin De Biazi kanë qenë të krisura. Ndërkohë që edhe Bogdani është pjesë e stafit të teknikut Italian dhe sapo ka marrë liçencën Pro, që të lejon të trajnosh edhe në nivele të larta. Nëse zgjidhet Bogdani, atëherë të gjitha ekipet përfaqësuese të Shqipërisë do të kenë trajnerë që kanë edhe pasaportë të huaj: De Biazi (italiane), Bogdani (italiane), Bellai U-19 (greke) dhe Mustadanagiç U-17 (kroate).

 

Loading...

Lini një koment

Adresa juaj e Email-it nuk do të bëhet publike

Mund të përdorni HTML tags dhe atributet: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

gjithësej