Deputeti socialist Ben Blushi, ka bërë thirrje të mos votohet referendumi. Blushi thotë se procesi është manipuluar dhe se referendumi është në shkelje të statutit.
Deputeti socialist tha se referendumi për mandatin e Kryetarit është një shpikje për të shmangur garën brenda në PS, duke shprehur bindjen se pjesmarrja në votim do të jetë e ulët. “Më pak se 50% e anëtarësisë do marrë pjesë në referendum.Jam i bindur se shifra e pjesëmarrjes do të manipulohet”, tha Blushi.
“Kur partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit”?, është kjo pyetja e referendumit të 9 prillit në anëtarësinë socaliste.