Teksa mijëra qytetarë nga qarqe të ndryshme të vendit i janë bashkuar thirrjes së liderit të Partisë Demokratike ky i fundit pak minuta se të fillojë protesta ka ndarë një video në llogarinë e tij në Facebook.
Përbri videos, Berisha shkruan se “Blinde, blinde, blinde!! Po dridhet pushteti i drogës dhe krimit!”.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur mes ovacioneve në selinë e PD-së dhe është pritur nga turma me brohoritje dhe kanë thirrur njëzëri: O Sali, o hero.
Protesta pritet të zgjasë 2 orë ndërkohë që policia është në gatishmëri për të shmangur incidentet e mundshme.