• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bjellorusia e ofron testin me 20 euro, ndërsa Shqipëria me 100 euro

19:15 | 23/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erion Dasho

QË PRIVATI TË MOS KATANDISET SI SHTETI

Lexo edhe

Bardhi i dërgon SPAK-ut aktpadinë e drejtësisë amerikane

Media botërore zien nga skandali, Peleshi e quan qesharake

Bie bora e parë në Korçë, ulen ndjeshëm temperaturat

Javën që kaloi përshëndeta hyrjen në lojë të sektorit privat në fushën e testimit për COVID. Personalisht, e vlerësoj iniciativën private në shëndetësi si përcaktuese për të arritur synimet universale që ka një sistem shëndetësor, sidomos për sa i takon cilësisë së shërbimit dhe efektivitetit.

Fatkeqësisht, për shkak se sistemi ynë shëndetësor nuk u soll në asnjë moment të pandemisë si “sistem”, por si një masë amorfe dhe kaotike, sektori privat u “thirr nën armë” edhe për të siguaruar atë tipar që rëndom garantohet nga sektori publik, qasjen ndaj shërbimeve shëndetësore. Pasi nuk arriti të ofronte teste sipas nevojës, sektori publik u dorëzua, pranoi në heshtje dështimin dhe kërkoi mbështetjen e sektorit privat.

Ky i fundit, brenda një muaji arriti atë që sektori publik nuk e bëri dot për tetë muaj. Çdo koment i mëtejshëm do të ishte i tepërt. Megjithatë, përfshirja e sektorit privat dhe suksesi i ditëve të para ka potencialin të kthehet në bumerang për tre arsye madhore:

ÇMIMI I SHËRBIMEVE – Ndërsa sektori publik e ofron falas shërbimin e testimit, sektori privat e ofron atë kundrejt çmimit të kripur prej 100 euro për testin e tamponit dhe 35 euro për testin e antitrupave. Sipas ligjit të sëmundjeve infektive, këto teste duhet të ofrohen falas nga shteti. Deri sa sektori publik dështoi për herë të dytë duke mos arritur as edhe t’i blejë këto shërbime me qëllim që qytetari t’i përfitonte falas, shteti ka për detyrim të rregullojë çmimin. Shoqata e Turizmit raporton se testi i tamponit në Ukrainë e Bjellorusi ofrohet me çmimin 20 euro, aeroportet gjermane e ofrojnë atë kundrejt cmimit 59 euro, kurse Maqedonia fqinjë për 45 euro. Ofruesit privatë në Shqipëri e kanë për detyrim të bëjnë transparent çmimin e blerjes dhe marzhin e fitimit. Përndryshe rrezikojnë të etiketohen si spekulantë në një biznes që vlen disa miliona euro në muaj.

VOLUMI I TESTEVE TË KRYER – Çdo ditë ministria raporton testet e kryera në shtet dhe në privat. Duke ditur kapacitetin e sektorit publik (që ka shkuar maksimumi në 500 teste në ditë në kohën kur privati nuk kishte hyrë akoma në lojë), mund të llogaritet se sektori privat raporton 200 deri 300 teste në ditë. Ndërkohë që vetëm personat që udhëtojnë jashtë shtetit dhe e bëjnë me detyrim këtë test janë shumë më tepër se kaq dhe lehtësisht të verifikueshëm nga sistemi TIMS. Vetëm një pikë në Tiranë sipas të dhënave jo zyrtare bën midis 150 dhe 200 teste në ditë. Pra numri i testeve të kryer nga sektori privat mund ta kalojë lehtësisht 1,000 teste në ditë. Mosraportimi i plotë i këtij numri testesh hedh dyshime mbi veprimtarinë dhe korrektesën e sektorit privat.

CILËSIA DHE BESUESHMËRIA – Një nga pikat më të dobta të testimit në sektorin publik ka qënë cilësia dhe besueshmëria e testeve. Kjo është pranuar publikisht nga përfaqësues të ministrisë dhe komitetit, por edhe sikur të mos pranohej, faktet janë kokëfortë. Në spitalet COVID trajtohen dhe humbin jetën më tepër pacientë “të dyshuar” për COVID se sa pacientë “të konfirmuar” me COVID, çka flet për një besueshmëri të testit më të ulët se 50%. Me gjithë kërkesat publike, ministria asnjëherë nuk bëri publik origjinën dhe markën e testeve, duke ngjallur dyshime për përdorim testesh që vinin nga vende me origjinë të dyshimtë dhe me parametra (sensitivitet dhe specificitet) që nuk garantojnë besueshmëri.

Sektori privat deri tani ka dhënë një shembull për t’u vlerësuar: ai hyri në lojë me profesionalizëm dhe brenda pak ditëve plotësoi një boshllëk të cilin të paaftët në ministri dhe komitet nuk e mbushën dot prej muajsh. Por tashmë sektori privat do të përballohet me “provën e zjarrit” të opinionit publik dhe vlerësimit të ekspertëve!

Për t’a kaluar me sukses këtë provë çelësi ështe transparenca e plotë e çmimit, numrit dhe origjinës së testeve që ofrohen. Përndryshe sektori privat rrezikon të shndërrohet në një kopje të keqe të sektorit publik!

Etiketa: 100 euro20 euroBjellorusiaErion DashoShqiperiatesti

Të Lidhura

Bardhi i dërgon SPAK-ut aktpadinë e drejtësisë amerikane

Bardhi i dërgon SPAK-ut aktpadinë e drejtësisë amerikane

nga 27
18:10 | 31/01/2023
0

Gazment Bardhi i është përgjigjur kërkesës së SPAK duke i vënë në dispozicion aktpadinë e drejtësisë amerikane lidhur me çështjen...

Media botërore zien nga skandali, Peleshi e quan qesharake

Media botërore zien nga skandali, Peleshi e quan qesharake

nga 27
18:06 | 31/01/2023
0

Akuzat ndaj agjentit të FBI, Charles McGonigal, kanë marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare dhe atyre vendase, por ministri i Mbrojtjes,...

Bie bora e parë në Korçë, ulen ndjeshëm temperaturat

Bie bora e parë në Korçë, ulen ndjeshëm temperaturat

nga 27
17:42 | 31/01/2023
0

Reshjet e para të borës kanë zbardhur qytetin e Korçës pasditen e kësaj të marte. Sipas sinoptikanëve, temperaturat parashikohen të...

Nga “Për’puthen” në Gjykatë, Arjon Luli pëfundon në burg 

Nga “Për’puthen” në Gjykatë, Arjon Luli pëfundon në burg 

nga 27
16:54 | 31/01/2023
0

Dy prej pjesëmarrësve në emisionin “Përputhen”  Ana Lleshi dhe Arjon Luli dy vite më parë përfunduan në dyert e Gjykatës. Shkak...

Para
Ndërron jetë një 79-vjeçar, viktima e 11 e COVID-19 në Shqipëri

Situatë alarmante/ 5 viktima dhe 152 raste të reja me koronavirus

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ja çfarë çova në SPAK –

Ja çfarë çova në SPAK –

21:32 | 31/01/2023
Nuk ka kohë, studentët dynden për t’u pajisur me abone –

Nuk ka kohë, studentët dynden për t’u pajisur me abone –

21:20 | 31/01/2023
11 filma për t’i parë në muajin Shkurt, sipas BBC –

11 filma për t’i parë në muajin Shkurt, sipas BBC –

21:16 | 31/01/2023
Biznesi fason në rrezik, edhe punëtorët e huaj po largohen –

Biznesi fason në rrezik, edhe punëtorët e huaj po largohen –

21:04 | 31/01/2023
30 persona janë infektuar në 24 orët e fundit –

10 raste të reja me Covid në vend –

21:00 | 31/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Ja çfarë çova në SPAK –
  • Nuk ka kohë, studentët dynden për t’u pajisur me abone –
  • 11 filma për t’i parë në muajin Shkurt, sipas BBC –
  • Biznesi fason në rrezik, edhe punëtorët e huaj po largohen –
  • 10 raste të reja me Covid në vend –
  • Rusia po shkel traktatin për armët bërthamore –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ja çfarë çova në SPAK –
  • Nuk ka kohë, studentët dynden për t’u pajisur me abone –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com