Biznesi i vogël në Peshkopi, është ngritur në protestë ditën e sotme kundër përfshirjes në skemën e TVSH-së.
Protestuesit janë mbledhur para drejtorisë së Tatimeve mëngjesin e sotëm. Ata kërkuan që qeveria të anulojë vendimin.
Tregtarët thonë se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveçse të vijojnë protestat pasi TVSH-ja për ta do të thotë falimentim. Ata janë shprehur se po protestojnë për veten e tyre dhe jo për partitë.