Bizneset, ankesa pa fund për doganat për referencat, gjobat – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bizneset, ankesa pa fund për doganat për referencat, gjobat

11:33 | 13/12/2016
në Uncategorized
0

Sekretariati i Këshillit të Investimeve ka evidentuar në një raport të fundit disa gjetje lidhur me problematikat e të bërit biznes në Shqipëri, gjatë anketimeve me bizneset dhe takimet me fokus grupet. Ankesa të shumta ka pasur për përdorimin e çmimeve të referencave në dogana, ndërsa fasoni është shprehur i shqetësuar për gjoba si rrjedhojë e kodeve të materialeve.

Referencat në dogana, shkak për korrupsion

Disa biznese paraqitën komente lidhur me zbatimin e çmimeve të referencës në disa degë doganore, si për mallra të ardhura nga vendet e BE, ashtu edhe për mallrat e importuara nga vende jashtë saj. Pretendimi i këtyre bizneseve është se edhe në rastet kur ato disponojnë të gjithë dokumentacionin justifikues të transaksionit (përfshirë edhe faturat e rregullta, të cilat janë lehtësisht të verifikueshme nga administrata doganore shqiptare nëpërmjet shkëmbimit të informacionit me administratat doganore të vendeve eksportuese), sërish kanë qenë të detyruar të paguajnë TVSH-në në doganë mbi çmimin e rivlerësuar në bazë të listave të çmimeve të referencave sipas metodave alternative të vlerësimit.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Sipas këtyre bizneseve mosnjohja e çmimit real të transaksionit/faturës nga doganat dhe zbatimi i metodave alternative shton mundësitë për korrupsion, duke qenë se rrit kontaktet e drejtpërdrejta të operatorëve ekonomikë me doganierët, krijon konfuzion, mungesë stabiliteti dhe lë hapësira për interpretime evazive. Në një vështrim më të gjerë kjo e bën të vështirë për vetë biznesin për të siguruar pajtueshmëri fiskale dhe financiare.

Sipas administratës doganore, në fillim të këtij viti është krijuar dhe është bërë funksional DataBase Kombëtar i vlerësimit sipas rekomandimeve të OBD-së. DataBase Kombëtar i Vlerësimit unifikon vlerësimin doganor në degë të ndryshme doganore, si dhe siguron trajtim të barabartë të të gjithë operatorëve në mbarë vendin. Bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me vlerësimin doganor të mallrave, rivlerësimi i tyre bëhet në ato raste kur ka dyshime të arsyeshme. Pavarësisht kësaj, detyrimi i administratës doganore është që t’i argumentojë këto ndërhyrje.

Sipas DPD, përdorimi i metodës së transaksionit ka ardhur në rritje. Aktualisht metoda e transaksionit përdoret për rreth 88% të deklarimeve. Metodat alternative përdoren kryesisht për mallrat me origjinë jashtë EU. Lista me të dhëna të disponueshme ka ardhur duke u zvogëluar në numër artikujsh. Për vitin 2015 janë hequr nga lista 92 artikuj dhe për 2016 janë hequr 83 artikuj.

Gjoba për procedurat doganore/kodet doganore

Disa kompani (fason) kanë qenë subjekte të gjobave me argumentin që kodi i materialit në deklaratën doganore ka qenë i gabuar, bazuar në një vlerësim të laboratorit të doganës, i cili sipas bizneseve, nuk ju është dorëzuar. Edhe pas ankimit administrativ, nuk i është vënë në dispozicion përgjigjja e laboratorit dhe “përgjigjja ndaj ankesës nuk ishte e qartë, por kishte vetëm referenca ligjore”. Sipas bizneseve – vendosja e kodit doganor bëhet nga doganat e shteteve të tjera (p.sh. Itali) dhe ndryshimi i tyre nuk mbart asnjë efekt financiar për doganën, sepse janë kode për mallra të përpunimit aktiv të cilat nuk janë objekt në asnjë rast i taksës doganore. Për pasojë, gjobat e vendosura konsiderohen prej tyre të tepruara.

Sipas DPD-së, sqarohet se bizneset duhet të pajisen me përgjigjen e laboratorit. Konkretisht, bazuar në Udhëzimin 8909/1 Prot. Datë 10.04.2014, pika 6.2/a përcaktohet shprehimisht se “Laboratori i dërgon 2 kopje të Certifikatës së Degës Doganore. Degët Doganore kanë detyrimin, që “Certifikatën e Verifikimit të llojit të mallit dhe Klasifikimit Tarifor” të lëshuar nga Laboratori Doganor t’ia bashkëngjisin praktikës doganore. Degët Doganore, certifikatën tjetër origjinale ia dërgojnë subjektit ose përfaqësuesit të tij për njoftim në lidhje me konkludimin e nxjerrë nga Laboratori Doganor”. Gjithashtu nga DPD bëhet me dije se Ministria e Financave ka propozuar që pjesë e Paketës Fiskale 2017 të jenë edhe ndryshimet në ligjin për tarifat doganore, në të cilën është propozuar që për një listë të konsiderueshme produktesh, të cilat përdoren nga industria e fasonëve, tarifat doganore të bëhen 0%, duke filluar nga data 1 janar 2017.

Mosçlirimi i garancive doganore dhe moskomunikimi në kohë i argumenteve përkatëse biznesit.

Ndonëse evidentohet një situatë e përmirësuar e procedurave doganore (e konfirmuar edhe nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë së Gjirokastrës, Durrësit, etj.) mbetet problem mosçlirimii garancive doganore të vendosura me kërkesë të administratës doganore. Nga takimet (dy-tre raste) u raportua se edhe pse kishte kaluar afati konkret 6-mujor i kërkuar i garancisë nga administrata doganore dhe kjo e fundit kishte kryer kontrollin përkatës mbi mallrat e zhdoganuara, sërish nuk ishin çliruar garancitë doganore edhe pas kërkesave të vazhdueshme të bizneseve. Për më tepër nuk kishte një përgjigje të këtyre kërkesave. Këto biznese e perceptonin këtë fakt me nevojën e doganave përkatëse për të rritur të “ardhurat e realizuara”.

Nga verifikimi i kësaj problematike me DPD, nga kjo e fundit bëhet me dije se: “Këto raste lidhen me garancitë që mbajnë degët doganore kur pranojnë transaksionin si vlerë doganore deri në verifikimin e faturës. Ka raste që përgjigja nga doganat homologe nuk vjen brenda afatit 6-mujor dhe dogana kuptohet që nuk çliron garancinë. Kjo çështje nuk ka lidhje me të ardhurat doganore, pasi garancitë janë një shumë e ngurtësuar në bankë që nuk përdoret as nga dogana dhe as nga biznesi”.

/monitor.al/

Etiketa: ankesatbiznesetdoganagjobatkorrupsioni

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Përgjimet/ Çipa: Fola në prokurori, Noka: Jeni duke i bërë bisht pyetjes

Përgjimet/ Çipa: Fola në prokurori, Noka: Jeni duke i bërë bisht pyetjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –

21:52 | 21/12/2025
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

20:06 | 21/12/2025
Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –

19:36 | 21/12/2025
Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –

19:10 | 21/12/2025
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –

18:02 | 21/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –
  • Një qytetar nga Tirana sulmohet me thikë në Durrës, dërgohet në spital –
  • Rama zhduku shishet me verë me vlerë miliona euro nga vinoteka e Ergys Agasit –
  • Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë –
  • Tentoi të zhdukte gjurmët digjitale, arrestohet për drogë shqiptari në Itali –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi –
  • Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com