• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bilanci tragjik nga tërmeti: Shkon në 35 numri i viktimave, raportohet për persona të tjerë nën rrënoja

16:23 | 27/11/2019
në Kryesore, Politikë, Vëzhgim
0

Ora 19:01- Shkon në 35 numri i viktimave nga tërmti tragjik. Në pallatin ku u nxor trupi i 59-vjeçares Roza Meçja është nxjerrë dhe një person tjetër i pajetë.

Raportohet se ka ende persona të bllokuar poshtë rrënojave, ndërkohë që puna për forcat e shpëtimit po vështirësohet për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike dhe errësirës së natës.

Ora 17:55- Ka shkuar në 32 numri i viktimave të tërmetit të djeshëm 6.4 të shkallës Rihter.

Lexo edhe

Plas sherri mes disa personave në Korçë, një i plagosur

“Fordi” dhe “Skoda” bëhen copash në aksin Librazhd-Qafë Thanë, 3 të plagosur

Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet agjenda e Bajram Begajt

Ndërkohë, po punohet për të nxjerrë trupin e 32-të po punohet për të nxjerrë aktualisht një tjetër trup të pajetë, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Ora 15:36– Shkon në 31 numri i viktimave, vijojnë kërkimet për mbi 20 persona të humbur shumica e tyre në Thumanë dhe zonën e Kënetës.

Ora 13:30- Zyrtarisht janë 27 viktimat e konfirmuara nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje Shqipërinë. Ministria e Mbrojtjes konfirmoi se viktima e fundit është gjetur e pajetë në Thumanë.  Sipas të dhënave nga ky institucion 12 persona kanë humbur jetën në Durrës, 14 në Thumanë dhe një në qarkun e Lezhës.

E mërkurë Ora 08:30– Shqipëria u godit të martën, nga një tërmet u fuqishëm, me magnitudë 6.4, që tronditi thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar të paktën 26 viktima, dhe disa qindra të tjerë të plagosur.

Ora 22:38- Ka shkuar në 24 numri i personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të rëndë që goditi vendin në orët e para të mëngjesit të sotëm, me magnitudë 6.4 ballë.

Ndërkohë, operacioni i kërkim-shpëtimit për nxjerrjen e banorëve nga rrënojat vazhdon dhe në këto momente dhe deri tani janë shpëtuar në total 46 persona. Sipas informacioneve zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, në total kanë marrë ndihmë mjekësore 650 persona të lënduar kryesisht në gjymtyrë.

Ora 18:01– Dy persona të pajetë janë nxjerrë rreth orës 18 në Thumanë, ndërsa dyshohet se janë nënë e bir, ky i fundit 20 vjeç. Tashmë shkon në 22 numri i viktimave të konfirmuara në Durrës dhe Thumanë dhe Laç e mbi 600 të plagosur kanë marrë ndihmë mjekësore në të gjitha spitalet e 3 rajoneve.

Ora 17.40 – Shënohet viktima e 19-të nga termeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Nuk bëhen ende me dije detaje për identitetin e tij.

Ora 17.00 – Është nxjerrë pak minuta më parë, një nga trupat e mbetur në rrënojat e hotelit Tropikal pranë Shkëmbit të Kavajës në Durrës. Sipas raportimeve më të fundit bëhet fjalë për një 29 vjeçar nga Kosova që kishte prenotuar në hotel.

Ora 13:06: Burime nga Urgjenca Kombëtare njoftojnë se derimë tani janë 18 të vdekur si pasojë e tërmetit me magnitudë 6.4 dhe me intesitet rreth 9 ballë, që shkundi mëngjesin e sotëm Shqipërinë.

Në Thumanë forcat e kërkim shpëtimit po kërkojnë të bien në gjurmë të 17 vjeçares e cila ka mbetur ende nën rrënoja, ndërsa prindërit e saj kanë arritur të dalin nga banesa edhe pse janë të lënduar.

Ora 12:54: Shkon në 16 numri i viktimave të konfirmuara nga tërmeti tronditës. Një trup i pajetë është nxjerrë nga rrënojat e hotelit Vila Palma në Durrës.

Ndërkohë situate vijon të mbetet e rënduar në Thumanë. Dy persona nxirren të pajetë nga rrënojat e pallatit. Bëhet fjalë për një vajzë të mitur 3 vjeçe dhe gjyshen e saj.

Ora 12:23: Rëndohet bilanci i viktimave nga tërmeti, ministria e Mbrojtjes konfirmon se deri tani 13 persona kanë humbur jetën nën rrënojat e pallateve të shembura në Durrës dhe Thumanë, ndërkohë vijon puna për nxjerrjen e personave të tjerë të ngelur nën rrënoja.

Tragjikisht është konfirmuar se edhe një punonjës policie ka humbur jetën. Bajram Hadermataj, punonjës policie të Kavaleshenca ka humbur jetën për shkak se është zënë nga rrënojat.

Ora 12:05:  Zyrtarisht 12 persona kanë humbur jetën, mes tyre 2 fëmijë. Ndonëse ende nuk ka një bilanc të saktë, raportohet se nën rrënoja ka ende njerëz. Epiqendra e tërmetit ishte në afërsi të qytetit të Durrësit dhe 32 kilometra nga Tirana, ndërkohë që dëmet më të mëdha janë shkaktuar në qytetin bregdetar.

Ora: 09:20: Konfirmohen 9 viktima nga tërmeti që shkundi Shqipërinë nga Ministria e Mbrojtjes, ndërkohë që janë shpëtuar nga rrënojat 28 persona në Durrës dhe Thumanë.

Në total janë rreth 600 persona që kanë marrë ndihmë mjekësore në spitale si pasojë e tërmetit. 80 të shtruar ne QSUT nga plagët e shkaktuara.

Në Fushë Krujë dhe Durrës FA nis ndërtimin e çadrave për strehimin e familjeve të dëmtuara.

Ora: 09:41: Shënohet  viktima e 7 e tërmetit apokaliptik.

Rritet bilanci i viktimave nga tërmeti me përmasa apokaliptike. Shënohet  viktima e 7 në afërsi të Lezhës. Nga të dhënat paraprake mësohet se viktima është aksidentuar pasi nga tërmeti është çarë rruga. Ndërkohë ka dyshime se ka edhe një tjetër viktimë, por mbetet për t’u konfirmuar në vazhdim.

Ora 08:15 -Deri më tani janë shënuar gjashtë viktima nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin pak para orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy trupa të jetë janë nxjerrë nga rrënojat te vila Palma në Durrës. Ndërsa dyshohet se në lagjen 7 në Durrës janë nën rrënoja ka 4 persona.

Tre prej viktimave janë gra dhe janë nxjerrë nga rrënojat në Thumanë dhe Durrës, ndërsa një viktimë është burrë, i cili sipas gazetarit të Abc News Gjergj Figuri, ndërroi jetë pasi humbi kontrollin e makinës nga lëkundjet e tërmetit.

Raportohet për më shumë se 322 të lënduar nga tërmeti, ndërsa ekziston frika për një numër personash nën rrënoja për nxjerrjen e të cilëve po punohet. /abcnews.al

(në përditësim).

Etiketa: 9 viktima nga tërmetiministria e mbrojtjesShqiperiTermet

Të Lidhura

Policia sqaron “sherrin” në Bulqizë: Ishte në arrest shtëpie, ja si i preu gishtërinjtë i riu!

Plas sherri mes disa personave në Korçë, një i plagosur

nga 27
12:30 | 14/08/2022
0

Një sherr mes disa personash ka ndodhur ditën e sotme në Korçë. Lidhur me ngjarjen e rëndë, bëhet me dije...

“Fordi” dhe “Skoda” bëhen copash në aksin Librazhd-Qafë Thanë, 3 të plagosur

“Fordi” dhe “Skoda” bëhen copash në aksin Librazhd-Qafë Thanë, 3 të plagosur

nga 27
11:08 | 14/08/2022
0

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar në fshatin Pishkash, në aksin rrugor Librazhd-Qafë Thanë, ku dy makina janë aksidentuar...

Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet agjenda e Bajram Begajt

Vizita e parë zyrtare në Kosovë si President, zbardhet agjenda e Bajram Begajt

nga 27
10:52 | 14/08/2022
0

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të zhvillojë në datat 15-16 gusht një vizitë zyrtare në Republikën e...

Aksident i rëndë në Fier, hapet dera e automjetit në ecje, plagoset gruaja dhe vajza e mitur

Aksident i rëndë në Fier, hapet dera e automjetit në ecje, plagoset gruaja dhe vajza e mitur

nga 27
10:42 | 14/08/2022
0

Një aksident i rëndë është shënuar dje, në Patos, ku dy persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se mjeti tip...

Para
Lajm i mrekullueshëm nga Durrësi! Çifti shpëtohet i gjallë nga rrënojat

Lajm i mrekullueshëm nga Durrësi! Çifti shpëtohet i gjallë nga rrënojat

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën

Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën

13:56 | 14/08/2022
Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)

Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)

13:35 | 14/08/2022
Shpërthim i fuqishëm në qendrën tregtare, dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja

Shpërthim i fuqishëm në qendrën tregtare, dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja

13:26 | 14/08/2022
Tayna ndërpret koncertin, surprizon këngëtarin e njohur (VIDEO)

Tayna ndërpret koncertin, surprizon këngëtarin e njohur (VIDEO)

13:25 | 14/08/2022
Vizita e Begajt në Kosovë, policia kufizon qarkullimin në rrugët e Prishtinës

Vizita e Begajt në Kosovë, policia kufizon qarkullimin në rrugët e Prishtinës

13:14 | 14/08/2022

Më Të Lexuarat

  • Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën
  • Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)
  • Shpërthim i fuqishëm në qendrën tregtare, dyshohet për persona të bllokuar nën rrënoja
  • Tayna ndërpret koncertin, surprizon këngëtarin e njohur (VIDEO)
  • Vizita e Begajt në Kosovë, policia kufizon qarkullimin në rrugët e Prishtinës
  • “Janë bërë milionera”, Forex ngul “rrënjë” në Shqipëri, policia zbulon si i fusin “në grackë” klientët

© Copyright 27.al © 2020. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tragjike/ Zjarr në kishë, 41 besimtarë të bllokuar mes flakëve humbin jetën
  • Hoqi flamurin turk nga plazhi në Gjirin e Lalzit, policia arreston 48-vjeçarin (VIDEO)

© 2022 27.al Dev by waredope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2022 27.al Dev by waredope.com