Që nga fillimi i luftës në Ukrainë të paktën 158 fëmijë kanë humbur jetën dhe 258 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e pushtimit rus.
Këto shifra tragjike i ka bërë me dije Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës.
Shumica e viktimave janë në rajonin e Kievit, rreth 75 fëmijë.
Gjithashtu, pasohen nga rajoni Donetsk (73), Kharkiv (56), Chernihiv (47), Mykolaiv (32), Luhansk (31), Zaporizhzhia (22), Kherson (29), Sumy (16), Zhytomyr (15), Kiev qyteti (16)
Së fundmi, të dhënat për fëmijët e vrarë dhe të plagosur në Mariupol dhe në disa zona të Kievit, Chernihiv dhe rajonit të Luhansk po përditësohen në ditët në vijim.