Një shqiptar ka rënë nga një lartësi prej dhjetë metrash në vendin e punës, por ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Via Nazionale Piemonte, nga informacionet paraprake, i riu ishte duke punuar në çatinë e një kapanoni kur humbi ekuilibrin dhe ra.
Mediat italiane thonë se shqiptari quhet Edmond Ndou, 33 vjeç, i cili u shpëtua nga një ekip i zjarrfikësve të Savonas.