BERZH: Ekonomia shqiptare do të bjerë me 9% në 2020 – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BERZH: Ekonomia shqiptare do të bjerë me 9% në 2020

15:06 | 13/05/2020
në Kryesore
0

Sa më shumë kalon koha aq më të zymta bëhen parashikimet e institucioneve ndërkombëtare për rritjen ekonomike të Shqipërisë, si rrjedhojë e pasojave që po shkakton Covid-19, duke rezultuar një nga vendet që do ta vuajë më shumë krizën në Europë.

Fillimisht FMN vlerësoi se vendi do të shohë një rënie prej 5%. Më pas edhe Banka Botërore ishte në të njëjtat nivle, por për skenarin bazë, ndërsa në rast se kriza vazhdon skenari pesimist vlerësonte një tkurrje prej 6.8%. Kjo tkurrje është më e larta në rajon për skenarin bazë, sipas Bankës Botërore.

Ndërsa Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka një pritshmëri shumë më pesimiste. Në raportin e pubikuar sot, “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH, me përjashtim të Libanit (-11%). Nga vendet e rajonit, pas Shqipërisë tkurrjen më të lartë do ta ketë Mali i Zi (-8%), më pas Kosova (-5%), Bosnja dhe Hercegovina (-4.5%), ndërsa vendet që pritet ta kalojnë pak më lehtë janë Maqedonia dhe Serbia, me -3.5% secila.

Read more

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Sipas raportit të BERZH “ekonomia e Shqipërisë ka të ngjarë që të goditet fort nga epidemia për shkak të varësisë së saj të lartë nga turizmi dhe eksporteve me vlerë të ulët të mallrave ndërmjetëse me destinacion industrinë e modës në Itali. Një reduktim i mundshëm i remitancave do të ndikojë gjithashtu negativisht në rritje. Rimëkëmbja do të varet nga lehtësimi gradual i masave që janë marrë për të frenuar virusin dhe nga një kthim në normalitet në gjysmën e dytë të vitit”.

Në vitin 2021 pritet një rimëkëmbje e shpejtë e Shqipërisë, me një rritje prej 12%, më e larta në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Shpresa për rritje vjen me supozimin që masat për frenimin e virusit do të jenë afatshkurtra dhe rimëkëmbja nga tërmeti do t’i japë një tjetër shtysë ekonomisë.

Edhe në vitin 2019, Shqipëria ka pasur rritjen më të ulët në Ballkanin Perëndimor, me 2.2%, ndërsa më të lartin e kishin Kosova dhe Serbia, me nga 4.5%.

BERZH thotë se përgjysmimi i rritjes ekonomike në 2019-n erdhi si rrjedhojë e tkurrjes së prodhimit të energjisë, por dhe rënies në ndërtim, sidomos në tremujorin e katërt. Në kahun tjetër, shërbimet, veçanërisht turizmi, ishin një kontribues i rëndësishëm i rritjes. Vendi u ndikua negativisht dhe nga tërmeti i 26 nëntorit, ku investimet ranë me 12% në tremujorin e katërt.

Rritja në rajonin e BERZH

Ekonomitë në rajonet e BERZH mund të kontraktohen mesatarisht me 3.5 përqind këtë vit, me një rimëkëmbje të mundshme prej 4.8 përqind në vitin 2021, thuhet në raport, duke paralajmëruar se parashikimet janë subjekt i “një pasigurie të lartë”.

Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik, tha se ndërsa bota po del nga kriza është e rëndësishme të shihet drejt një të ardhme bashkëpunimi dhe një rezistence më të madhe ekonomike.

“Kriza ka qenë një goditje masive dhe dalja prej saj do të jetë po aq sfiduese. Nuk është koha për t’u angazhuar në nacionalizëm ekonomik dhe proteksionizëm, por është koha të formësohet një e ardhme më e mirë përmes angazhimit ndërkombëtar për tregtinë e lirë, zbutjen e ndryshimeve klimatike dhe bashkëpunimin ekonomik, “tha ajo.

Raporti supozon një ndikim modest të krizës në trajektoren afatgjatë të ecurinës ekonomike, me rritjen që rifillon nga fundi i tremujorit të tretë, por që potencialisht do të ketë efekte të rëndësishme ekonomike, politike dhe shoqërore afatgjata.

“Nëse distancimi social vijon të zbatohet për shumë më gjatë seç është parashikuar, recesioni mund të jetë shumë më i thellë, dhe nivelet e prodhimit të vitit 2019 për frymë nuk do të arrihen për vitet në vazhdim,” thuhet në raport./Monitor

Etiketa: BERZHCOVID-19ekonomia shqiptare\kriza ekonomike

Të Lidhura

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

nga 27
13:20 | 04/02/2026
0

Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas...

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

nga 27
13:08 | 04/02/2026
0

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krimin mjedisor që doli zbuluar një vit më parë me 2800 tonë mbetjet...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:50 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

nga 27
12:46 | 04/02/2026
0

Instituti Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES) ka marrë në shqyrtim rastin e arrestimit të presidentit...

Para
Çudia/ Trajneri i madh telefonon Dukën, kërkon drejtimin e Shqipërisë

Duka flet hapur: Protokolli nuk ka kosto, vetëm një gjë i rëndon klubet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Vetëm një brez 660 metra –

Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –

13:20 | 04/02/2026
Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

13:08 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:50 | 04/02/2026
Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –

12:46 | 04/02/2026
Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –

12:20 | 04/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –
  • Duhet hetim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Duhet monitorim ndërkombëtar, është shkelur rëndë Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut –
  • Ka fituar një “mal” me trofe, klubi legjendar feston përvjetorin jubilar të tij –
  • Vrasja e ish-policit të burgjeve Gentjan Bejtja, dënohet me 24 vite burg Ilir Beqaraj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri) –
  • Nuk u prekën njerëzit e Ramës! Vengu dhe Kumbaro janë përgjegjës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com