“Berisha si serbët”, Basha mbledh Kuvendin në 18 Dhjetor: Tre pikat që do të diskutojmë dhe disiplina – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Berisha si serbët”, Basha mbledh Kuvendin në 18 Dhjetor: Tre pikat që do të diskutojmë dhe disiplina

18:54 | 15/11/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryetari i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e sotme të Kryesisë e injoroi duke mos e njohur nismën e Sali Berishës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të partisë në 11 Dhjetor. Ai propozoi që PD ta mbledhë Kuvendin legjitim, 7 ditë më pas në datë 18 Dhjetor.

Basha theksoi se nuk do të ketë një Kuvend të PD në 11 Dhjetor duke e cilësuar thirrjen që ka organizuar Sali Berisha si një kundërvënie kundër SHBA-ve për interesa personale, që sipas tij do të sillnin izolimin e PD-së nga Amerika.

Por cfarë do të diskutojë Kuvendi që do të mbledhë Lulzim Basha në 18 Dhjetor? Tre janë pikat që ka propozuar; Vendimmarrje mbi situatën politike, miratimin e strategjisë së aksionit politik kundër qeverisë dhe miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Read more

52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –

Asambleja vendos drejtimin për 2027 –

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve –

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false –

“I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.

II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.

III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri” tha Basha.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave.

“Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.

Thirrjen e Kuvendit nga Sali Berisha, Lulzim Basha e cilësoi si tentativë për strukturë paralele duke e krahasuar me ato të Serbisë në Kosovë, por garantoi se nuk ka për të ndodhur një gjë e tillë.

“E nisin betejën me gjoja une paskam shkelur statutin dhe askush nuk mund te thote cilen pike te statutit kam shkelur, sepse nuk ka, dhe vazhdon duke dhunuar statutin dhe cdo institucion te PD dhe mbi te gjitha duke fyer dhe poshteruar anetaresine, madje edhe ata që besuan tek lëvizja e tij. 

PD nuk mund te funksionoje me struktura paralele. Vetem Vucic ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje. Zoti Berisha duhet te perballej vete me Departamentin Amerikan të Shtetit. Ashtu sic premtoi fillimisht ne menyre te perseritur. Pa e perfshire PD dhe Grupin Parlamentar te PD.

Cfare po kerkon Sali Berisha sot;

 -PD te dale kunder SHBA 

-PD te kthehet ne mburoje te interesave personale te Sali Berishës

–Izolimin e PD nga SHBA sepse nuk ka asnje dyshim se partneret nuk do te bashkpunojne me nje organizëm që ka aktiv brenda vetes një individ të shpallur non grata per korrupsion nga SHBA, pavaresisht se cfarë pretendon zoti Berisha.

Partia Demokratike nuk mund të mbajë më mbi shpinë hallet e zotit Berisha. Hallet e tij janë të tij, jo të PD” deklaroi Basha.

Etiketa: kuvendiLulzim BashaPD

Të Lidhura

52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –

52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –

nga 27
18:06 | 20/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 52-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës, pasi ka rënë nga një...

Asambleja vendos drejtimin për 2027 –

Asambleja vendos drejtimin për 2027 –

nga 27
17:44 | 20/03/2026
0

Pasi bëri ndryshimet në qeveri, Edi Rama ka kthyer sytë nga partia. Të shtunën e 21 marsit kryesocialisti ka njoftuar...

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve –

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve –

nga 27
17:36 | 20/03/2026
0

Në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) është në zhvillim procesi për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të nëntë shërbimeve...

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false –

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false –

nga 27
17:18 | 20/03/2026
0

Autoritetet britanike kanë arrestuar dy shtetas shqiptarë në Norwich, të dyshuar për përfshirje në trafik të lëndëve narkotike dhe përdorim...

Para
“Pas zgjedhjeve më erdhi njeriu më i afërt i Bashës”, Berisha: Për çfarë më pyeti…

Berisha mesazh Bashës: Kuvendi mblidhet më 11, je i ftuar!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –

52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –

18:06 | 20/03/2026
Asambleja vendos drejtimin për 2027 –

Asambleja vendos drejtimin për 2027 –

17:44 | 20/03/2026
Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve –

Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve –

17:36 | 20/03/2026
Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false –

Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false –

17:18 | 20/03/2026
4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë –

4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë –

17:10 | 20/03/2026

Më Të Lexuarat

  • 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –
  • Asambleja vendos drejtimin për 2027 –
  • Garë për shefa pavijoni në 9 shërbime në QSUT, ja emrat e kandidatëve –
  • Dy shqiptarë arrestohen në Angli për trafik kokaine dhe dokumente false –
  • 4 makina luksoze përfundojnë në duart e policisë –
  • Albin Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • 52-vjeçari shqiptar bie nga skela dhe humb jetën –
  • Asambleja vendos drejtimin për 2027 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com