Kryetari i Partisë Demoklratike, Sali Berisha duket se do të nisë sërish bashkëbisedimin me demokratët në atë që ai e quan “Foltore”, një aksion politik i nisur që pas 9 shtatorit të vitit të shkuar.
Shtatori do jetë vjeshta e nisjes së një aksioni opozitar e duket se Berisha do e shtrijë bashkëbisedimin me demokratët edhe jashtë Shqipërisë.
Në një foto të shpërndarë në rrjetet sociale bëhet e ditur se Sali Berisha do zhvillojë një takim me demokratët që jetojnë në Itali.