Berisha reagon ndaj deklaratave të ambasadorit Soreca! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Berisha reagon ndaj deklaratave të ambasadorit Soreca!

20:55 | 30/07/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur deklaratave të Ambasadorit të BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, i cili tha dje se Teatri Kombëtar tashmë është  çështje delikate dhe politizuar.

Përmes një reagimi në Facebook, Berisha shprehet se në Shqipëri është shfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasador.

Postimi i plotë

Read more

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Ka përdorur gjuhë fyese –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Reagim ndaj deklaratave të ambasadorit Soreca!

Unë jam nga ata që kam mirëpritur me sinqeritet ardhjen e ambasadorit Luigi Soreca në Shqipëri. Kjo kryesisht për eksperiencën e tij në fushën e zbatimit të ligjeve dhe luftën tmerrësisht të vështirë kundër mafies, duke menduar se këto njohuri do ta ndihmojnë atë të kuptoj me thellë realitetin në narkoshtetin e parë dhe të vetëm të Europës.

Por nuk është ky problem qëllimi i këtyre rradhëve.

Qëllimi është të theksoj se prononcimi i tij i djeshëm në vlerësimin tim ishte anësim i gabuar, sikundër anësim dhe i gabuar ishte dhe sqarimi i tij i “keqkuptimit” nga mediat.

Në të dy rastet ai anësi në anën e qeverisë, pra nuk them të ambasadorëve por anën tradicionale të guvernatorëve.

Çështja e teatrit pavarësisht nga polemikat politike, në të vërtetën e saj për çdo njeri që është i interesuar që të dijë, është çështje vjedhje, grabitje nga mafia qeveritare dhe ajo e ndërtimit, në të cilën Fushoqeveria dhe Fushobashkia e Tiranës grabisin një sipërfaqe të madhe trualli pronë publike 9000 mijë metër katror në zemër të Tiranës për ta shndërruar atë në kulla megalavatriçe për të larë se paku 200 milionë euro, narkoeuro.

Ambasadori e di se për rrëmbimin e këtij trualli dhe për t’ja dhuruar një kompanie private, kreu i meduzës Edvin Rama dhe Don Agaçio për herë të parë në historinë e vendit miratuan një ligj të veçantë, ligjin famoz Fusha! Fuqia, kësaj here jo e Zotit por e Mafies!

Pra kemi të bëjmë me një megaafere mafioze korruptive vjedhje të hapur të tokës, bash në zemër të Tiranës.

Komisioni Europian ndërhyri dhe u shpreh se ligji Fusha shkelte konkurrencën e ndershme, për çka unë e falenderoj dhe kërkoj që të zbatohen parimet e transparencës në prokurimet publike. Një ligj tjetër po Fusha, por pa emrin Fusha, që të bëjë të mundur këtë grabitje të tokës publike nga mafia qeveritare dhe ajo e ndëritimit u miratua dhe përsëri u hap tenderi.

Në deklaratën e tij të djeshme dhe sqarimin e tij ambasadori nuk shprehu as një shqetësim për aferën e grabitjes me ligj të 9000 metër katror truall por si për të bërë të paqënë këtë iu referua tenderit të hapur nga bashkia që mbyllet në shtator dhe sipas tij kjo kishte rëndësi kurse të tjerat janë politizime. Po kështu, ndaj reagimit të fuqishëm të mediave u kundërpërgjigj se ai kishte theksuar ato që ka thënë Komisioni Europian për garën. Me këtë rast theksoj se një garë e hapur transparente, në të cilën grabitën 9 mijë metra katror në zemër të Tiranës pronë publike, për ndërtimin e kullave, lavatriçe të 200 milionë narkoeurove të narkoqeveritareve dhe narkondertuesve, është një vjedhje, grabitje mafioze por e hapur dhe transparente, pasi mafia në narkoshtetin e saj nuk ka nevojë të fshihet.

Përveç kësaj, ambasadori Soreca duke iu referuar tenderit dhe transparencës së tij injoroi totalisht prishjen e një monumenti kulturor historik të Tiranës siç është Teatri Kombëtar dhe ipso facto u rrjeshtua krejtesisht në anën e padrejtë, por gjithnjë në traditën e guvernatorëve, në anën e qeverisë.

Ndërkohë që javën e kaluar një zyrtar tjetër i lartë i institucioneve ndërkombëtarë, konkretisht sekretari i përgjithshëm i OSBE pasi dëgjoi palët kërkoi publikisht që Teatri të mos prishet pa u shprehur Gjykata Kushtetuese.

Duket se me deklaratën e tij në krah teë qeverisë, ambasadori Soreca ndër të tjera kërkonte të neutralizonte dhëmb për dhëmb deklaratën e sekretarit të përgjithshëm të OSBE.

Do ta përfundoj këtu duke i rikujtuar njerëzisht ambasadorit Soreca se pesë vitet e fundit në Shqipëri është shfaqur një sëmundje e tmerrshme, e cila ka sëmurur për fat të keq ndonjë ambasdor. Kjo është “sëmundja e guvernatorit”, e cila iu ka kushtuar shqiptarëve tepër shtrenjtë së paku katër vite vendnumëro në procesin e hapjes së negociatave dhe ndërtimin në Shqipëri të narkoshtetit të parë në Europë.

Kjo natyrisht jo nga ambasadoret por nga vet qeveritaret shqiptare të mbrojtur nga guvernatorët. Por sindroma e guvernatorit dhe pasojat dramatike të saj tek qytetarët e thjeshtë shqiptarë nuk janë objekt i këtij shkrimi. sb

Etiketa: Ambasadori i BE-sëish-kryeministriLuigi SorecaSali BerishaTeatri Kombëtar

Të Lidhura

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

nga 27
14:43 | 03/04/2026
0

Partia Demokratike ka dorëzon një kërkesë në Kuvend ku me 40 firma të deputetëve opozitarë kërkon ngritjen e një komisioni...

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

nga 27
14:00 | 03/04/2026
0

Në Gjykatën Administrative po shqyrtohet padia e kryebahskiakut Erion Veliaj, i cili kërkon pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados si...

Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

nga 27
13:46 | 03/04/2026
0

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar përjashtimin për 60 ditë të Taulant Ballës nga Parlamenti dhe pjesëmarrrjen në komisioneNë...

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

nga 27
13:36 | 03/04/2026
0

Shtatë punonjës policie janë pezulluar nga detyra për moszbatim haptazi të dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale për rastin...

Para
Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Vangjush Dakos dhe familjes së tij i ndalohet hyrja në SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:43 | 03/04/2026
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

14:00 | 03/04/2026
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA –

Ka përdorur gjuhë fyese –

13:46 | 03/04/2026
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –

13:36 | 03/04/2026
Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

13:16 | 03/04/2026

Më Të Lexuarat

  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…
  • Ka përdorur gjuhë fyese –
  • Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –
  • Momenti kur Erion Veliaj mbërrin i prangosur në Gjykatën Administrative, ka paditur dekretimin e Ols Dados –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave
  • Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com