Nesër Grupi Parlamentar i PD do të zhvillojë mbledhje. Njoftimin e ka dhënë deputeti Luçiano Boçi.
Në njoftimin për shtyp thuhet se nesër do të prezantohet raporti për Reformën Territoriale dhe deputetët do të japin propozimet e tyre konkrete për qarqet.
NJOFTIM PËR SHTYP:
Nesër, e mërkurë, 14 shtator, ora 12.00, Partia Demokratike zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve në selinë e PD-së, me këtë rend dite:
-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të Reformës Territoriale nga grupi i punës
-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT, PARTIA DEMOKRATIKE