Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pasi Sali Berisha njoftoi protestën në 12 nëntor. Përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, kreu i PL-së shpreh mbështetjen për këtë protestë, duke thënë se koha e demokracisë direkte po vjen.
“Mbështetje totale për protestën madhështore të 12 Nëntorit! Shqiptarët më të bashkuar se kurrë drejt Referendumit dhe Primareve! Koha e Demokracisë direkte po vjen!”, shkruan Meta.
Ish kryeministri Sali Berisha ka njoftuar sot se më 12 nëntor, opozita do të mbajë protestën e parë kombëtare. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se kryeministri Rama “nuk meriton të qëndrojë në pushtet asnjë ditë e duhet të largohet një orë e më parë”.
“Pas Enver Hoxhës ky është armiku i dytë më i madh i lirive, qenies, votës buxhetit familjar, shtetëror e të gjithave me radhë”.