Policia ka arrestuar një person në Berat, pasi akuzohet se trafikonte vepra të artit dhe kulturës.
Bëhet me dije se në pranga ka rënë Beqir Gjura, 51 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi ditën e sotme u kap duke transportuar me automjetin me targa AA 461 BL në pronësi të tij, disa sende të dyshuara si vepra arti.
Në cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe sekuestruan: 1 shpatë antike, 1 pistoletë e vjetër, statuja, papiruse si dhe vepra arti të tjera.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”.