Beppe Grillo, ky hall i madh i shqiptarëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Beppe Grillo, ky hall i madh i shqiptarëve

15:44 | 07/03/2018
në Uncategorized
0

Nga Ilir Levonja

Ajo që është e trishtueshme me këtë historinë e zgjedhjeve në Itali, është mendësia jonë. Një opinion i tërë që bjerret pas komedianit Beppe Grillo dhe lëvizjes së tij 5 yjet, e cila sapo fitoi zgjedhjet aty.

Ta kenë shqetësimin në lidhje me komunitetin shqiptar që jeton në Itali, politikat e fituesit etj., do u hiqja kapelen. Por jo! E kanë me paqartësinë e Grillos. Një fitues kot, pa program, me një fjalë vetëm llomotit. Kështu e quajnë ata. Kësisoj Italinë nuk dihet se çfarë e pret. Dhe mbledhin supet duke konstatuar si të paditur votuesit, italianët. U qajmë hallin. I quajmë të çuditshëm pasi prishën ritin. Me një fjalë e nxorrën Ps-në a Pd-në e traditës jashtë qeverisjes duke e futur vendin në qorrsokak.

Read more

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Në fakt duhet thënë, që, mjerë ne për këtë mendësi, jo italianët. Por kjo kurrë nuk nuk ndodh, ndaj mjerë ne, dyfish, a trefish më shumë. Mjerë ne që, kujtojmë se i mbaruam hallet tona dhe tani kemi zënë me këto të rajonit.

Që merremi me Italinë mirë bëjmë, sepse e thashë aty jeton gati gjysma e Shqipërisë. Ta kthejmë nga të duam, jemi kaq të lidhur sa gjynahet, sakrificat dhe të mirat i dinë ujrat e detit. I dinë rrugët e atij vendi, stacionet, metrotë, sipërmarrësit por edhe qeveritë. E aq më tepër, aty po rritet një aradhe e tërë shqiptarësh, madje konkurent në politikë, në art dhe shkencë.
Të cilët kur fitojnë, ne, vrapojmë të rrahim gjoksin duke i përmendur si shqiptarë. Nga ana tjetër harrojmë që i kemi dëbuar me lopatë nga vendi.

Pa harruar faktin se është Italia, audicioni i saj televiziv, kultura e saj, gjithçka e saj, dritarja që na shpuri në pluralizëm dhe demokraci. Mirëpo ka ardhur dita ta qortojmë për shkak të një komediani. I cili krejt ndryshe nga aferat tradicionale të formimit të një partie…, iu dedikua internetit, komunikimit të lirë, pa fushatat standarte dhe fondeve të padeklaruara asnjëherë. Dhe përmes tij për vite me radhë demaskoi padrejtësitë dhe krizat që sillte sistemi i korruptuar i partive tradicionale. Ofroi lëvizjen e tij, të njerëzve që e përkrahnin, të shoqërisë civile. Pasi e tillë është demokracia, e shoqërisë, jo e oligarkëve. U deshën plot 10 vite që lëvizja e tij të fitonte. Kjo në aradhen e ndryshimeve në vendet e rajonit. Përshembull si Franca, Austria, Hungaria, Greqia etj.

Sot plot opinionistë pyesin dhe presin. Cili vend e ka radhën? Cili vend do prishi ritin tashmë të dështuar të partive tradicionale? Pra, ka domethënien e një lëvizje që po ndodh organikisht. Sepse Europa është një, në kuptimin e ndjeshmërisë dhe ndryshimeve. Të thuash që Bepe Grillo është kot. Nuk e dimë se si e votuan italianët. Eshtë kot se nuk ka asgjë. Se për çfarë gjëje bëhet fjalë. Sepse në lëvizjet e mëdha me zhurmë dhe pa zhurmë, janë idetë dhe platformat, grinta denoncuese, ato që përbëjnë shtysat. Nëse eshtë fjala për pasuri, a ku dreqin e di se çfarë. Këto janë paradokse shqiptare. E aq më tepër, kur harrojmë se, nuk kishte asgjë edhe një peshkop me emrin Fan Noli dikur në Shqipërinë e vitit 1924, por u bë kryeministër. Ose kishte plot Hasan Prishtina, por e vramë në mes të rrugës.

Por mos t’i largohemi punëve tona. Kjo do të ishte më efikase. Se italianët dinë se çfarë bëjnë. Kanë menjanë dhe dinë se si ta tresin. Kanë zotëruar gjysmën e botës, janë shpërbërë e ringritur vetë. Po na ushqejnë edhe ne, Afrikën e plot vende nga bota në konflikt të vazhdueshëm e vende të lindjes së mesme.

Puna është halli jonë. A e ka të domosdoshme Shqipëria një lëvizje të re politike si vendet fqinjë? Si vendet promotorë të orentimit të shoqërisës së saj? Apo do vazhdoj me këto programet e dala boje të oligarkëve aktualë, njëri më i pasur se tjetri. Italianët e lanë brenda llojit manekin një 82 vjeçar si Berlusconi. I thanë rri aty. Kurse ne, vendi pa rini, u themi etërve kthehuni. Do vazhdojmë me këto politikat vullnetare si kjo e mbjelljes së pemëve. Në vazhdën e aksioneve si dikur, kur ndërtuam brezaret, hekurudhat, metalurgjitë, azotikët etj. Apo do fusim vendin në shinat e demokracive perëndimore.?
Se i bie, që, lopatën e ka shoqëria, paratë agai…

Shqipëria e ka më se të domosdoshme një lëvizje të tipit 5 yjet. E ka të domosdoshme t’i bashkangjitet lëvizjes së shembjes së partive tradicionale. Nuk duhet të rrijë e fundit, si atëherë kur shembej muri i Berlinit dhe ne bënim sehir.
Shikoni vetëm duart tuaja. Shikoni vetëm ditën tuaj. Kohën me shumicë aq sa u duket dita vit. Duke iu kthyer në humbamen pas ERTV, lali Erit, një bolshevik klasik i aksionit dhe punëve vullnetare. Shikoni marazin që po u mbyt nga frika për të folur. Çfarë keni. Dhe si i arritët. Nëse keni shumë, i keni vënë padrejtësisht. Dhe nëse nuk keni asgjë, po padrejtësisht jeni bërë pronarë të asgjësë. Kaq. Jo më shumë…

Etiketa: Beppe GrilloIlir LevonjaItalizgjedhje

Të Lidhura

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

Dalin fotot, si Arber Hajdari rrinte si hije pas Veliajt dhe a po hetohet per pastrim parash nepermjet bamiresise

nga administrator
15:53 | 07/12/2025
0

“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët...

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Para
Lana dhe Ura e Tabakëve në vitin 1848, piktura të rralla të Shqipërisë

Lana dhe Ura e Tabakëve në vitin 1848, piktura të rralla të Shqipërisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –

23:12 | 14/01/2026
Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

23:06 | 14/01/2026
Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –

22:12 | 14/01/2026
BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –

21:52 | 14/01/2026
Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –

21:38 | 14/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –
  • Në PD nuk ka ndryshuar asgjë që nga vitit 2013, do dal me platformë konkrete –
  • BKH kontrollon “Genius LAB”, SPAK i pret fijet ish-ministres Manastirliu –
  • Humbi zgjedhjet, Abdixhiku jep dorëheqjen si kryetar, do ta votojë Kuvendi i LDK-së –
  • Seria A/ Barazimi i tretë radhazi për Napolin, bllokohet edhe ndaj Parmës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Në derbin londinez, Arsenali kalon Chelsean dhe i afrohet finales së Kupës së Ligës –
  • Interi ruan kreun e Serie A, zikaltrit mposhtin skuadrën e Lecce-s –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com