Nga Spartak Ngjela
Do të rishkruhet historia e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor, e do të shporren të korruptuarit e Tiranës. Ky është procesi që ka nisur në Shqipëri dhe për Shqipërinë. Por edhe në Kosovë e për shqiptarët kudo ku jetojnë.
I.
Para dy ditësh filloi dhe goditja kundër ndërhyrjes Ruse këtu; por edhe kundër provokimeve sërbe në Kosovë.
Arresti dhe poshtërimi që i bënë djemtë trima të Kosovës një krimineli serb, ishte një gjest real i heroikës shqiptare që ka mbërritur në aktualitetin shqiptar.
Beogradi është në zi; sepse kurrë nuk e kishte menduar forcën shqiptare. Kurse shqiptarët kudo ku jetojnë në Ballkan janë në një ngritje reale të moralit të tyre.
Beogradi ka punuar gjithmonë me të blerët në Tiranë dhe në Prishtinë, dhe ka pasur ndihmën e Moskës.
Kjo që ndodhi në të dy shtetet shqiptarë nuk është rastësi, por është shenjë që goditja e ndërhyrjes së Beogradit dhe Moskës, do të vijë shpejt për t’i ekspozuar edhe nivelet e larta të korrupsionit shqiptar, i cili me mendjelehtësi, dhe nga halli, i është drejtuar Moskës.
Ne shqiptarët sot jemi në kohën tonë por korrupsioni i lartë shtetëror në Tiranë, ashtu si në njëqind vjet, i gjithë është hedhur drejt kundërshtarëve shekullorë të Shqipërisë.
Kurse, gjesti i grushtit kosovar pardje, dhe largimi non grata i dy figurave të ambasadës ruse në Tiranë, i ka trembur të gjithë, edhe serbët edhe shqiptarët e shitur.
Në fakt kjo është historia e popujve kur këta kanë arritur cakun e çlirimit të tyre.
ll.
Shqiptarët dhe vetë Shqipëria janë përpara faktit historik të shumëpritur: ka filluar proces i shkatërrimit të gënjeshtrës së madhe ndërkombëtare të deformimit të historisë kundër shqiptarëve, dhe i gënjeshtrës së brendshme të një korrupsioni antishqiptar njëqind vjeçar.
Që të dyja këto kështu kanë qënë në mëse një shekull: errësimi i qëllimshëm i historisë së Shqipërisë; genocidi antishqiptar në territoret e pushtuara shqiptare në Serbi dhe në Greqi; por dhe shitja interesit kombëtar nga lidershipet e korruptuar shqiptarë – të gjitha këto, në njëqind vjet, kanë pasuar njëri-tjetrin, dhe kanë përshkuar historinë e Shqipërisë.
Në të vërtetë, ka ardhur bash koha e ndërtimit real të shtetit shqiptar, dhe shenjat u dhanë se politika amerikane duket se e ka vendosur që faktet e saj kundër eksponentëve shqiptarë të pushtetshëm, të lidhur me Moskën dhe Beogradin, t’i bëjë publikë. Dhe sigurisht që këtu patjetër se do të fillojë konkretisht denigrimi i aktit të turpshëm të korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.
Këta vjedhës ordinerë, pasi i grabitën shqiptarët në një shekull dhe u bashkuan me pushtuesit si të blerë, kanë ardhur tani dhe kërkojnë që të ndryshojnë fatin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Por janë krejt të pazotë që të mundin politikën amerikane. Korrupsioni kryeministror sot, i lebetitur kërkon ndihmë te ata që kanë ushtruar genocid antishqiptat; por kanë marrë fund. Ky korrupsion tani është mundur përfindimisht në Tiranë.
Ristrukturimi i shtetit shqiptar, riorganizimi i strukturuar i shtetit të Kosovës deri në ushtrinë shqiptare; vendosja me strukturë moderne e drejtësisë në Shqipëri, dhe ringritja e shqiptarëve të Maqedonisë në shtetformimin e shtetit maqedon, përmban në vetvete hapin e parë të bashkimit shqiptar në Ballkanin Perëndimor.
Dhe ky proces, sigurisht që do të vijojë drejt shqiptarëve të Malit të Zi dhe shqiptarëve të Greqisë, por kuptohet se në këtë ndërkohë, gjithçka është përqëndruar te identifikimi dhe neutralizimin i ndërhyrjes ruse në Tiranë me anë të korrupsionit kryeministror shqiptar.
Në lidhje me këtë çështje, dje shefi i Shërbimit Informativ Shqiptar, ka dhënë në Parlament, me dyer të mbyllura, aspektet konkrete të ndërhyrjes së Rusisë në Shqipëri. Kjo tegon se që sot e më tej historia e shqiptarëve të Ballkanit do të ecë vetëm në këtë rrugë.
lll.
Në fakt sot në këtë zonë ballkanike janë dy shtete shqiptarë, Shqipëria dhe Kosova, por që të dy këta shtete shqiptarë nuk kanë ende strukturën reale të shtetit modern: nuk kanë drejtësi, nuk kanë administrim strikt logjor, dhe nuk kanë krijuar dot efiçencën kombëtare të tregut të lirë, sepse janë të pushtuar nga korrupsioni, klientela korruptive antikonkurencë në treg, dhe nga ndërhyrjet sërbe e ruse të pandëshkuara .
Por pardje, siç e shprehëm edhe më lart, filloi procesi i pastrimit edhe në Tiranë edhe në Kosovë. Tirana zyrtare dënoi dy diplomatë të nivelit të lartë të ambasadës ruse; kurse në Mitrovicë u arrestua Gjuriç, përfaqësuesi i qeverisë serbe për Kosovën.
Por është vetëm fillimi.
Pyetja është kjo: a do të arrestohen edhe të korruptuarit shqiptarë të lidhur me ta?
Sigurisht që po.
Por politika amerikane duhet të zbulojë faktet përpara opinionit publik shqiptar. Pasi shqiptarët të shohin faktet; gjithkush do të bindet që të paktën në 20 vjetët e fundit është qeverisur nga njërëz të rrugës që nuk kanë pasur asnjë lidhje me qeverisjen në dobi të shqiptarëve.
Gjestet e forcës së shqiptarëve në të dy shtetet shqiptarë të Ballkanit, që sigurisht se potencohen nga përkrahja amerikane, duhet të përbëjnë këtej e tutje substancën e zhvillimit sjqiptar; sidomos në ndihmë të rformës që ka nisur të strukturohet në Shqipëri dhe në Kosovë, e veçanërisht në Tiranë, sepse kryesore për të gjithë botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor është reforma në Shqipëri.
Reformimi për strukturimin e drejtësisë dhe të shtetit shqiptar, është domosdoshmëri historike e zhvillimit real të shqiptarizmës në këtë botë ballkanike.
Dhe kjo do të kryhet sepse në këtë instalohen tre interesa të mëdha: interesi shqiptar, interesi amerikan dhe interesi gjerman.
Shqiptarët sot janë domosdoshmëri e politikës perëndimore në rrafsh global; dhe ky ishte fati i të gjithë shqiptarëve që tani kanë nisur fenomenin e tyre të ri që do t’i përcjellë nga mbijetesa në prosperitet.
Nje nga politologet me te mire qe kemi, z. Ngjela, cdo dite e me shume, cuditerisht,po i ngjanKoco Danajt! Edhe ai na bente “parashikime romantike” me nje optimizem pothuaj feminor qe thone se u vjen te gjitheve pas nje fare moshe!
Ne gjykimin tim modest, as largimi i dy zyrtareve ruse e as debimi i dhunshem i Gjuricit, nuk kane vlera “epokale” qe po u jep Ngjela.
1. Largimi i dy zyrtareve ruse ishte vetem nje zbatim porosie e Perendimit dhe aspak shprehje e vullnetit, deshires apo mendesise se politikes shqiptare. Keshtu qe kjo nuk tregon pothuaj asgje per realitetin shqiptar.
2. Gjurici u arrestua me kaq pompozitet me urdher te Haradinajt apo Thacit, vetem dy dite pasi keta te dy falen nje pjese te territorit kosovar. Po sikur ky skenar te kete patur si qellim vetem mjegullimin e kesaj tradhetie kombetare?