Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për trafik droge. Mediat bëjnë me dije se në pranga janë vënë Kelvin Ajazi dhe Gentjan Mamoci me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e trafikut të narkotikëve.
Hetimet për kapjen e tyre kishin nisur prej muajit Janar të vitit 2020 me anë të regjistrimeve dhe përgjimeve që kanë dokumentuar me dhjetëra episode të trafikut të drogës nga dy shqiptarët.
Ata detyronin personat që nuk paguanin për lëndën narkotike që t’u jepnin çelësat e makinave deri në likuidimin e plotë.
Gjatë aksionit policia ka kryer kontrolle në disa shtëpi ku janë gjetur dhe sekuestruar 8 800 euro.