Një djalosh shqiptar vetëm 17 vjeç, është përzënë nga Greqia, sepse ka guxuar të bëjë simbolin e shqiponjës nën flamurin e Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në një ishull të vogël, në Portin Paksu përballë Pargës së Çamërisë.
Gjykata greke ka vendosur dëbimin e të riut duke e shpallur “non grata”.
Sesi një adoleshent mund të shpallet “non grata” dhe të dëbohet, sepse nuk mohon kombësinë e tij të origjinës, këtë vetëm një gjykatës grek mund ta dijë.