Befasitë e zgjedhjeve 2021 në Kosovë, 21 komuna pa fitues – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Befasitë e zgjedhjeve 2021 në Kosovë, 21 komuna pa fitues

10:20 | 18/10/2021
në Kryesore
0

Të dielën e 17 tetorit 799.960 (42,50%) e qytetarë të Kosovës iu drejtuan kutive të votimit për të votuar kandidatin e tyre i cili do të udhëheq për katër vite me komunën që ata jetojnë. Qendrat e votimit në Kosovë u hapën në ora 07:00, ndërsa u mbyllen në orën 19:00, sipas orarit të rregullt.

Rezultatet preliminare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ishin befasia e këtyre zgjedhjeve lokale. Tanimë janë numëruar 99.80 për qind e votave. Disa komuna fituan bindshëm, ndërsa të tjera shkuan në balotazh.

Pritshmëritë e disa partive e kandidatëve u përmbysën.

Read more

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Nga të dhënat e deritanishme të KQZ-së në 17 komuna nxorën kandidatin fitues, ndërsa 21 komuna të tjera do të shkojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lista Serbe ka fituar nëntë komuna, Partia Demokratike e Kosovës(PDK) ka fituar pesë komuna, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dy komuna, kurse Lëvizja Vetëvendosje (LVV)nuk ka arritur fitore të qartë në asnjë komunë në raund të parë.

PDK fitoi Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Hanin e Elezit dhe Skenderajn. LDK fitoi në Lipjan dhe Pejë. AAK ka fituar në Deçan dhe Suharekë.

Ndërkaq, Lista Serbe ka fituar në Leposaviq, Mitrovicë të Veriut, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Graçanicë, Ranillug dhe Partesh.

Ndërsa në balotazh do të shkojnë 21 komuna.

Në Prishtinë në raundin e dytë gara do të jetë mes kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosjes(LVV), Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Përparim Rama. Gjakova në balotazh shkon me kandidatin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini dhe kandidatja e Vetëvendosjes(LVV), Mimoza Kusari-Lila.

Balotazh shkon edhe Komuna e Gjilanit. Në garë janë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Alban Hyseni dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri.

Edhe në Podujevë në garë do të jenë kandidatët e LDK-së dhe LVV-së.

Komuna tjera që do të shkojnë në balotazh janë; Dragashi (PDK-LDK), Klina (AAK-PDK), Kamenica (Partia Socialdemorate -LVV), Prizreni (LVV-PDK), Vitia (LDK-LVV), Vushtrria (PDK-LDK), Malisheva (Nisma-PDK), Juniku (AAK-LDK) dhe Mamusha (Partia Demokratike Turqve të Kosovës –KDTP dhe partia e Drejtësisë e Turqve të Kosovës – KATP), Gllogoci (PDK dhe Demokratët për Drenasin – DD), Kllokoti (Lista Serbe- Iniciativa qytetare Harmonia Popullore Serbe – GI SNS), Istog (LDK-AAK), Shtimja (PDK-LVV) dhe Rahoveci (AAK-LVV), Obiliqi (Iniciativa Qytetare për Obiliqin – IQO dhe LVV), Fushë Kosova (LDK-LVV), si dhe Kaçaniku (PDK-LVV). /KP/

Etiketa: 21 komuna pa fituesKomisioni Qendror i Zgjedhjevekosovelevizja vetevendosjelista serbe

Të Lidhura

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

nga 27
22:22 | 05/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama, po dilte nga pallati i Kulturës ‘Labëria’ në Vlore në përfundim të takimit me banorë të Zvërnecit,...

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

nga 27
22:10 | 05/06/2026
0

Kryeministri, Edi Rama, mori pjesë sot në aktivitetin për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Vlorë. Gjatë fjalës së tij, Rama,...

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

Para
Kërkesa për njohjen e mandatit, Gjykata e Tiranës merr vendimin për Erion Veliajn

Tirana në kaos nga trafiku, Veliaj nxjerr pamjet nga unaza: Punë pa pushim!

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –

22:22 | 05/06/2026
Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

22:10 | 05/06/2026
Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –
  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A s’ju duket se i përuleni shumë liderëve perëndimorë? –
  • Janë pa logjikë, janë dërrasë fare… –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com