BE përkrah proceset anti-demokratike në Shqipëri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE përkrah proceset anti-demokratike në Shqipëri

18:43 | 29/07/2019
në Kryesore
0

Nga Martin Henze

Shumë njerëz mbushën Teatrin Kombëtar në Tiranë dhe shumë u lënduan gjatë një operacioni të dhunshëm të policisë të mërkurën në mëngjes.

Ndërtesa historike do të shembet dhe zëvendësohet nga gjashtë kulla. Marrëveshja detyron një kompani private që do të zbatojë projektin të ndërtojë edhe një Teatër Kombëtar të ri në shesh. Shitja e truallit 8500 metra katror është shumë kontradiktore. Kryeministri Rama dhe kolegu i tij Erion Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, deklaruan se gjithçka bëhet në shërbim të njerëzve. Lëvizja për teatrin akuzon qeverinë për aktivitet kriminal dhe ka nxjerrë një manifest që bën thirrje për përkrahje ndërkombëtare.

Read more

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Teatri dhe toka ku ngrihet janë pronë publike. Këto 8500 metra katror do t’i dhurohen një kompanie me justifikimin se nuk ka parà për rindërtim apo riparim.

Sipas llogarive, megjithatë, projekti i planifikuar kushton 240 milion euro. Një ndërtesë e re për teatrin do të kishte rreth 10 milion euro, ndërsa rinovimi i godinës vetëm rreth dy milion euro.

Si rezultat, sipërmarrësi privat ka një përfitim ekonomik rreth 228 milion euro. Një biznes mbresëlënës, për qeverinë dhe komaninë, por jo për shtetin. Qytetarët humbasin hapësirën e tyre publike, një pjesë të trashëgimisë së tyre kulturore, dhe taksapaguesit humbasin rreth 228 milion euro, të cilat janë shumë për Shqipërinë e varfër. Parà që nevojiten urgjentisht nga ana sociale.

Deri para tre vjetëve, ndërtesa ishte e listuar, si shumë të tjera në sheshin Skënderbej. Megjithatë, ruajtja si monument iu hoq për shkak se nuk kishte një vlerë të veçantë kulturore që ia vlente ta ruaje. Por shumë arkitektë e OJQ, përfshirë Europa Nostra, kanë ngritur zërin për mbrojtjen dhe ruajtjen e ndërtesës.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nxjerrë një Manifest me anë të të cilit akuzon kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliaj si pjesë e makinacioneve të korrupsionit. Vërshimi i njerëzve në ndërtesë formoi një zinxhir njerëzor rreth saj, i cili u ça dhunshëm mëngjesin e së mërkurës. U dëmtuan njerëz, përfshirë aktorin e regjizorin Edmond Budina, i cili është zëdhënës për AMT. Nga mjedisi i Aleancës, thuhet edhe se Ambasadori i BE Luigi Soreca tashmë ka dështuar në promovimin e shoqërisë civile shqiptar dhe të shtetit ligjor, në mbështetjen e Konventës së Aarhusit, duke pranuar procedurat e tenderit të ndjekura nga qeveria shqiptare përmes “Ligjit Special” për Teatrin Kombëtar.

Ambasadori Soreca bëri një deklaratë për shtyp:

“Është nxjerrë një ftesë për tender për këtë projekt, me kritere të qarta e transparente, dhe duhet të kemi qasjen e duhur e të respektueshme për këtë çështje. Mendoj se kjo është një çështje që do të vazhdojë të shkaktojë një debat të madh në Shqipëri. Siç e thashë, për ne ka rëndësi që të respektohen ligjet. Procedurat e tenderit duhet të jenë në konformitet me ato të BE. Tenderi është i hapur deri në shtator dhe çështja e konkurrencës së lirë e të ndershme është e rëndësishme; dhe tenderi pritet të jetë i hapur deri më 19 shtator 2019. Tenderi pritet të fitohet nga Fusha shpk në shtator”.

Ambasadori fatkeqësisht nuk arrin të kuptojë se aktualisht në Shqipëri nuk ka shtet ligjor; që Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë janë jashtë funksioni prej dy vitesh; që administrata dhe qeveria janë shumë të korruptuara; që parlamenti jo operativ nga ana funksionale; e që qeveria Rama dyshohet fort, bashkë me mafian shqiptare, për manipulim të zgjedhjeve parlamentare 2017.

Ndaj aktualisht nuk mund të ketë de jure apo de facto procedura të shtetit ligjor në Shqipëri, siç thotë Ambasadori i BE Soreca.

Me adoptimin nga ana e qeverisë shqiptare të proceruave të tenderimit jashtë ligjit shqiptar dhe në shkelje të autonomisë së qeverisë lokale, të sanksionuar në Kushtetutë, Ambasadori Soreca erdhe njëherë ka përkrahur plotësisht qeverinë e Ramës.

Me deklaratën e tij, Ambasadori Soreca neglizhon edhe shqetësimin e Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger, i cili deklaroi javën e kaluar se qeveria e Ramës nuk është në pozitat për të mbajtur një qëndrim në lidhje me këtë çështje:

“Kërkesa e Presidentit të Republikës për Gjykatën Kushtetuese në lidhje me Ligji Special për ndërtimin e ndërtesës së re të Teatrit Kombëtar nuk është shqyrtuar”.

Së fundi, Soreca nuk dënon mungesën e shtetit ligjor; shteti ligjor nuk aplikohet në shpronësime, dhe nuk është kritikuar forca disproporcionale e policisë së shtetit kundër aktorëve, regjizorëve e qytetarëve që mbrojnë TK.

Ndaj ngrihet pyetja se për çfarë flet Ambasadori i BE Soreca.

Sigurisht, qytetarët evropianë dhe europarlamentarët që e kanë shtetin ligjor do të arrijnë në një konkluzion të ndryshëm. Pikëpamjet dhe deklaratat e zotit Soreca janë të papranueshme duke parë kushtet aktuale në Shqipëri dhe dëmtojnë reputacionin e BE.

Megjithatë, kjo çështje, bashkë me zgjedhjet e paligjshme të 30 qershorit 2019, zhdukjen e shtetit ligjor nga qeveria Rama, rritjen e madhe të trafikut të kokainës pas ardhjes së Ramës në fuqi më 2013 dhe manipulimi i zgjedhjeve më 2017 gjithashtu tregojnë se nuk do të jetë e mundur që BE të nisë negociatat me qeverinë aktuale të Ramës.

Nëse nuk bëhen ndryshime në Shqipëri, perspektiva ekonomike do të jetë e trishtuar, të rinj të tjerë do ta lënë vendin, do të ketë ikje masive në Evropë, bizneset do të përballen me problem në rritje dhe trafiku e prodhimi i drogës do të shtohen, BE nuk do të jetë në gjendje të përkrahë një qeveri të tillë me një politikë të tillë, kështu që nuk do të ketë të ardhme për Shqipërinë, gjë e keqe për vendin dhe Bashkimin Evropian.

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritKryeministri Edi RamaLigji SpecialMartin HenzeTeatri Kombëtar

Të Lidhura

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

nga 27
22:20 | 25/12/2025
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti ka deklaruar se Shqipëria preket drejtpërdrejt nga ligj i nënshkruar së...

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

nga 27
21:58 | 25/12/2025
0

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24, Ndreu theksoi se kryeministri Edi Rama nuk ka ndërhyrë dhe nuk ka...

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

nga 27
21:44 | 25/12/2025
0

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka nisur hetime mbi pasuritë e mundshme në Shqipëri të...

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

nga 27
21:22 | 25/12/2025
0

Kombëtarja shqiptare po lë pas një vit ku rezultatet e arritura, padyshim që kanë qenë historike dhe për kuqezinjtë, ishte...

Para
Ish-ministri-ambasadorit të BE-së: Pse nuk flet për mbushjen spektakolare të kutive të votimit ….

Ish-ministri-ambasadorit të BE-së: Pse nuk flet për mbushjen spektakolare të kutive të votimit ....

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

“Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë

22:20 | 25/12/2025
Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

21:58 | 25/12/2025
Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –

21:44 | 25/12/2025
Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –

21:22 | 25/12/2025
Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

21:02 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –
  • Letërporosia/ SPAK nis hetimet për pasuritë e 89 shtetasve të Kosovës në Shqipëri –
  • Ndryshon vlera në treg e lojtarëve të Kombëtares, Asllani merr kryesimin –
  • Pamje nga aksidenti i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –
  • Pamje nga aksident i rëndë në Levan-Tepelenë, përplasen dy automjete, humb jetën 16-vjeçari –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • “Na duhet mbështetja e SHBA”, Alimehmeti: Regjimet rrëzohen me sforcim nga jashtë
  • Kam informacione që Belinda Balluku e ka kërkuar disa herë dorëheqjen –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com